Analiza

Rruga e vështirë e ringritjes së laburistëve

Screen Shot 2015-05-11 at 1.05.25 PM

Nga Tony Blair

Partia Laburiste duhet të jetë e pakënaqur, thellësisht e tillë; por jo zemërthyer. Ne humbëm. Por s’ka asgjë, që të na parandalojë të fitojmë herën tjetër, përveç vetvetes. Mund të tingëllojë e çuditshme, por ne kemi një mundësi të madhe. Vendi dështoi me konservatorët. Ai nuk i dëshiron ata. Kjo shpjegon edhe diferencën mes sondazheve dhe rezultatit. Ne duhet të fitojmë energji dhe jo të biem në depresion.

Secili prej nesh në parti, tashmë ka një përgjegjësi: jo më pozicione komode, s’ka më konfuzion, mes taktikave dhe strategjisë, jo besim i verbër, se ne kemi shmangur përçarjen, kur ne thjesht e kemi shmangur vetëm vendimin, jo gjetje e strehës tek kompleksiteti, pasi kështu nuk do të njohim thjeshtësinë.

Humbja është e hidhur; por ndërkaq mund të jetë e dobishme. Zgjedhja e një udhëheqësi të ri është e rëndësishme, por jo aq e rëndësishme sa zgjedhja e drejtimit të duhur. Në cilësinë e personit, që pati mbështetur Dejvid Milibandin për kryetar, unë dua të them dy fjalë mbi Edin. Ai tregoi kurajo nën sulmet e egra, elasticitet nën një presion që pak vetë mund ta kuptojnë, edhe nëse e kanë përjetuar, dhe vuri zemrën e shpirtin e tij në përballjen politike.

Ai zhvilloi një fushatë të shkëlqyer zgjedhore. Aq sa fillova ta admiroj dhe pëlqej. Ai mund të fajësojë

veten për humbjen. Por askush tjetër nuk duhet. Humbja, megjithatë, ishte e rëndë; dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor, që do të jetë një prioritet i konservatorëve, do të bëjnë punën edhe më të vështirë. Ka tri gjëra që duhet të rregullojmë në qasjen tonë.

E para: rruga drejt samitit, kalon përmes mbështetjes së bazës tonë elektorale. Laburistët duhet të jenë një parti e ambicjes dhe aspiratës, e dhembshurisë dhe kujdesit. “Familjet që punojnë shumë”, nuk duan vetëm që ne të kremtojmë për punën e tyre të vështirë; ata duan të dinë, nëse me punë dhe përpjekje të tilla mund të bëjnë mirë, të ngrihen më lart, të kenë arritje. Ata duan të jenë më të mirët, dhe kanë nevojë të dinë, se ne jo thjesht do t’i tolerojmë; përkundrazi t’i mbështesim ata.

Ne duhet t’i bëjmë thirrje atyre bizneseve të suksesshme dhe personave që punojnë aty. Kemi nevojë të bindim njerëzit, se do të drejtojmë mirë dhe me efikasitet ekonominë dhe se ajo duhet të përmbajë një mbrojtje të matur të parametrave kryesorë ekonomikë, me një qeveri e cila e përshkroi saktësisht ndikimin e krizës globale financiare të vitit 2008, por edhe që pranon ku ne mund të kishim bërë më mirë.

Ne duhet t’i mëshojmë argumentit të madh, mbi potencialin e makro-ekonomisë për shtimin e mirëqënies, dhe jo vetëm gjatë fushatës, duke shënjestruar padrejtësitë e sistemit. Pra, ne ishim krenarë në vitin 1997, ku vendosëm për herë të parë pagën minimale në Britani. Por ne s’mund t’i fitonim kurrë zgjedhjet, nëse këtë çështje e

vendosnim brenda një kornize më të gjerë. E njëjta gjë vlen edhe për kontratat me zero orë.
Ne duhet të përvetësojmë një rol për qeverinë, që është strategjik dhe fuqizon individët; i cili e kupton se sot njerëzit nuk do besojnë apo duan, që shteti të bëjë gjithçka për ta, por që nga ana tjetër duan të dinë, nëse qeveria është në krahun e tyre, e gatshme për t’u ofruar kur kanë nevojë. Nëse nuk jemi ne reformatorët e shërbimeve publike dhe shtetit social, konservatorët do të jenë shkatërruesit e tyre. Baza e mbështetjes në terren, është sa një gjendje mendore, por edhe një grup politikash.

Kjo do të thotë se ne e vlerësojmë që në botën e sotme, shumë prej zgjidhjeve do të kalojnë kufijtë tradicionale të majtë e të djathtë. Ne s’duhet të kënaqemi me kaq; por në mënyrë aktive duhet të kërkojmë aleanca jashtë gardhit tonë. Udhëheqja e

debatit, mbi arsyet pse Britania duhet të qëndrojë në Evropë, ofron një shans të madh në këtë drejtim. Së dyti, të pozicionuarit në qendër nuk është ajo, ku bëhet dallimi ndërmjet politikës progresive dhe konservatore. Aty politika progresive fiton terren, për t’ia mundësuar vetes të ardhmen. Projekti i Laburistëve, duhet të jetë gjithnjë i orientuar nga e ardhmja. Ne do të fitojmë, kur të arrijmë të kuptojmë mënyrën sesi po ndryshon bota, dhe sesi këto ndryshime mund të jenë vihen në funksion për të mirën e popullit.

Ne duhet të jemi novatorë në politika, ndaj atyre që kërkojnë zgjidhje të reja dhe kreative ndaj problemeve, që vlerat tona na nxisin për t’i kapërcyer. Tashmë bota është një treg i jashtëzakonshëm i mendimeve të reja. Ne duhet të jemi në kërkim të ideve, prej të cilave mund të

mësojmë dhe zhvillohemi. Por kjo kërkon një të menduar të vërtetë e një mendje të hapur, dhe jo një përpjekje për të gjetur rrugën e kthimit drejt një “trualli të shenjtë” që përfaqëson në fakt një qorrsokak.

Kështu, për shembull, vetëm teknologjia duhet të jetë revolucionalizojë mënyrën, sesi duhet të ofrojmë shërbimet publike. Ne nuk do të mundnim kurrë të projektonim sistemet tona shëndetësore dhe arsimore njëlloj si ato janë aktualisht, në rast se do ta fillonim nga sot, pasi teknologjia ofron kaq shumë mënyra për t’i bërë ndryshe gjërat. Na duhet pra, një punë e madhe rreth formave të reja të angazhimit qytetar dhe ofrimit ndaj komunitetit. Disa nga idetë më të mira, duhet të gjenden tek udhëheqja e këshillave tona lokale. Strehimi, infrastruktura, politika moderne industriale,

investimet që kanë ndikim social: një mori analizash interesante. Ne kemi detyrimin të bëhemi pjesë e tyre, dhe madje t’i drejtojmë ato. Ed kishte absolutisht të drejtë, kur ngrinte çështjen e pabarazisë dhe shprehej se Partia Laburiste duhet të ripërqëndrohet tek ajo. Dhe kjo do të mbetet, edhe si një kontribut i tij në zhvillimin e partisë. Për aq sa ky ishte një qortim i nënkuptuar ndaj politikave të mia, unë e pranoj këtë.

Por ne kemi ende nevojë për mënyra të rëndësishme sot dhe nesër – jo dje, për ta trajtuar atë.
Së treti, idetë e mira me një organizim apo strategji të dobët, janë të prirura të dështojnë. Ne kemi nevojë të reflektojmë sesi duhet ngritur një parti, si organizohet, drejtohet dhe cila janë vendimet që merren. Unë jam i impresionuar nga makinëria

elektorale e laburistëve. Njerëzit tanë ishin fantastikë në terren.
Por unë do të thoja diçka ndryshe. Në duhet të reflektojmë si duhet të ndërtojmë baza të reja të mbështetjes elektorale, si të ndërveprojmë me ta, si ta hapim veten ndaj energjive të reja dhe njerëzve:tek e fundit, ky është misioni kryesor. Është koha për një përtëritje në themel të partisë. Strategjia dhe taktikat, duhen lidhur me njëra tjetrën.

Pra, në qoftë se synojmë qendrën strategjike, duhet të jemi të kujdesshëm në hartimin e politikave, edhe nëse ato janë individualisht popullore, por që të marra së bashku, bien në kundërshtim me këtë strategji dhe na shpien shumë në të majtë. Nëse jemi mendjehapur dhe shohim nga e ardhmja, atëherë sigurisht që duhet të frenojmë

emigracionin, por ndërkaq duhet të jemi bartësit e standardeve kundër politikës së UKIP, dhe godasim privilegjet që u japin konservatorët atyre.
Ne jemi për rregulla, jo paragjykime. Skocia përbën një sfidë të madhe. Por ne kurrë nuk do të fitojmë, duke qenë më “skocezë” dhe më të “majtë”.

Ne do të fitojmë, kur të përballemi me të gjithë ideologjinë e nacionalizmit, e cila është një filozofi reaksionare, e maskuar si progresive;dhe kur ne t’i paraqesim popullit të Skocisë politika largpamëse, progresive dhe jo të bazuara në mitin se problemet e Skocisë, do të zgjidhen përmes një marrëdhënie tjetër me Anglinë, më shumë se çdo problem i Anglisë, do të zgjidhet duke braktisur Evropën. Konservatorët nuk janë reformuar. Kjo është arsyeja pse ata nuk janë të pamposhtshëm. Por ne duhet të zgjidhim sfidën tonë të reformimit. Nuk e

bëmë këtë në vitin 2007. Nuk e bëmë as në 2010- ën. Kjo nuk ka të bëjë me të marrurit me të shkuarën, apo me rikthimin tek modelet e vjetra. Thelbi është se kuptimi i së kaluarës, është çelësi për të tashmen dhe të ardhmen. Kjo rrugë do të zgjasë 5-vjet, dhe do të jetë e vështirë. Por ajo gjithashtu duhe të na eksitojë. Ne mund ta bëjmë këtë; por si gjithmonë, fati ynë është në duart tona. The Guardian / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button