Analiza

Rubikoni i arabëve: Aleanca dhe gjeometritë e ndryshueshme

Screen Shot 2015-03-30 at 10.07.45

Nga Giampiero Gramaglia

Në Lindjen e Mesme, lufta e vetme që tani për tani nuk ka shpërthyer dhe që është përgatitur prej dy brezash me radhë, është një konflikt arabo-izraelit. Me shpërthimin e konfliktit në Jemen, Rubikoni i një rajoni në flakë, tregon të gjitha fytyrat e tij: Egjiptin, Arabinë Saudite,

Kalifatin, Iranin, SHBA-në, dhe hera-herës Jemenin, Libinë dhe Tunizinë. Jashtë kontekstit mbeten Evropa, OKB-ja, Rusia, por edhe Izraeli, që në këtë moment nuk duket se janë variablat vendimtare të kësaj loje.

Kriza jemenase, e qartë për muaj të tërë, u përshkallëzua në pak ditë: një konflikt për pushtet, brenda dhe jashtë vendit, i maskuar si një tjetër kapitull i përplasjes fetare, ndërmjet sunitëve dhe shiitëve. Në pritje të samitit në Sharm El-Sheikut, komuniteti ndërkombëtar duket jashtë lojës, i reduktuar vetëm tek disa apele për një zgjidhje diplomatike. Dhe nafta nuk “angazhohet”. Riadi dhe Kajro, me mbështetjen e Ligës Arabe, kanë diskutuar prej muajsh krijimin e një aleance ushtarake arabe “multifunksionale”. “Jemeni dhe Libia, burimet e pasigurisë për sauditët dhe egjiptianët, ishin në krye të listës së teatrove të mundshme operativë” – thotë Eleonora Ardemagni, analiste e sspikatur mbi Lindjen e Mesme.
Aksioni ushtarak në veprim ka shijen e një “konflikti indirekt për hegjemoni rajonale, ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite”.

Për Riadin, Jemeni është një çështje e politikës së brendshme dhe sigurisë kombëtare. Ndërsa negociatat dredha-dredha mbi programin bërthamor të Teheranit, kanë krijuar një hendek të ri mes sauditëve dhe amerikanëve dhe “natyra e konfliktit politik dhe territorial në Jemen, ka të ngjarë të shtrembërohet dhe të përshkohet nga interesat dhe ankesat e fuqive super rajonale”. Qeveritë shiite të Irakut dhe Sirisë, si Hezbollahu libanez bubullojnë, me Iranin kundër nismës saudite.

Koalicioni arab, i drejtuar nga sauditët dhe forcat e rregullat ushtarake jemenase, besnikë të presidentit në arrati Hadi, rifilluan një ditë më parë “kontrollin total të hapësirës ajrore” të vendit nga rebelët shiitë Houthi dhe forcat besnike ndaj ish-presidentit Saleh, bëri me dije për televizionin “Al-Jazeera”, gjenerali saudit Ahmed Al-Asiri, njëherazi zëdhënës i ushtrisë. Sulmet ajrore kanë shkatërruar linjat e furnizimit mes pozicioneve rebele, një ditë pasi kishin goditur instalimet ushtarake, duke përfshirë edhe bateritë e lëshimit të raketave të Houthis. Sipas gjeneralit, forcat e armatosura jemenite vazhdojë të mbrojnë Adenin, ku institucionet e njohura nga OKB-ja u transferuan, pasi kryeqyteti Sana’a u pushtua nga Houthit; dhe kanë marrë nën kontroll bazën e Al-Anadit, më e rëndësishmja në Jug, e cila ra në duart e e rebelëve, pasi u braktis nga ushtria amerikane dhe ajo britanike. Sulmet – tregon Asiri – do të vazhdojnë “derisa të jetë e nevojshme”.

Për momentin nuk janë parashikuar operacione tokësore, por ky opsion nuk përjashtohet në të ardhmen: “Ne do të bëjmë çdo gjë të nevojshme, për të mbrojtur qeverinë legjitime të Jemenit”. Filloi mbrëmjen e së enjtes, sipas kohës lokale, ndërhyrja e armatosur kundër kryengritësve shiitë në Jemen, që sheh të angazhuara forca ushtarake nga 10 vende muslimane, të gjitha sunite, në operacionin “Stuhia Vendimtare”, e cila tingëllon si “Stuhia e Shkretëritës” e Lufta së Gjirit të vitit 1991.

Pjesën më të madhe të forcave e mbulon Arabia Saudite: 100 avionë dhe deri në 150 mijë trupa tokësore. Kurrë më parë Riadi nuk ishte angazhuar në këto përmasa: një konfirmim i ndërhyrjes saudite, pas ardhjes në fron në 23 janar të mbretit të ri Salman bin Abdulaziz Al Saud. (Akt i parë, menaxhimi i prodhimit të naftës së papërpunuar, për të shkaktuar rënien e çmimeve, gjunjëzuar Rusinë dhe nxjerrë nga tregu naftën shist argjilore të SHBA-së). Emiratet e Bashkuara Arabe furnizuan operacionin me 30 avionë; Bahreini dhe Kuvajti 15 dhe Katari 10 avionë. Nga anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, mungon vetëm Omani, në kufi në perëndim me Jemenin. Por është Maroku me 6 gjuajtës bombardues, Jordania me 6 avionë; Sudani me 3.

Egjipti do të vërë në dispozicion 4 luftanije në hyrje të Detit të Kuq, në ngushticën e Bábt el Mandeb, 30 kilometra det midis Xhibutit dhe Jemenit, ku kalon 40 përqind e ekonomisë

botërore të naftës, në një kohë që premton aeroplanë dhe trupa, nëse është e nevojshme. Turqia është vetëm politikisht dakord me sulmin. Pakistani sunit, por jo arab, është gati të mbështesë operacionin me avionë dhe anije. Koalicioni mbështet nga SHBA që i jep mbështetje logjistike dhe të zbulimit./la repubblica/

www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button