Histori

Rudolf Hess / Frika nga “komploti hebre”

Materiale të panxjerrë më parë nga arkivat zbulojnë obsesionet më të errët të delfinit të Hitlerit, si për shembull frika se hebrenjtë mund të rrezikonin Gjermaninë përmes telepatisë

David Keys

1389.8 Holocaust HRudolf Hess ishte i bindur se hebrenjtë kontrollonin mendjet e Churchillit dhe të udhëheqësve të tjerë politikë për t’i shtyrë ata që të hidheshin kundër Gjermanisë naziste. Një gjë e tillë rezulton nga analiza e disa dokumentave të panxjerrë më parë, që i përkasin njeriut i cili ishte projektuar si pasardhësi i Hitlerit, dokumenta që janë studiuar gjatë tre viteve të fundit në Birkbeck College në Londër.

Dokumentat që u janë nënshtruar analizave janë shënime të hedhur në letër nga personeli psikiatrik anglez që u mor me monitorimin e sjelljes së Hess pas fluturimit të tij jo të frutshëm mbi Skoci në vitin 1941, kur delfini i Fyhrerit u përpoq të realizojë një marrëveshje me anglezët për t’i dhënë fund konfliktit. Gjermanët ishin në atë moment pro një marrëveshje paqeje me Londrën për të patur duart e lira në prag të pushtgimit të afërt sovjetik. Në cdo rast, udhëheqësit britanikë hodhën poshtë propozimet e Hess dhe e burgosën.

Arkivat zbulojnë shkallën e problemeve mendorë që kishte Hess dhe rolin e jashtëzakonshëm që antisemitizmi luante në përcaktimin e sjelljeve të tij. Kërkimi, i kryer nga historiani dhe psikanalisti Daniel Pick ekzaminon obsesionin-bindjen e Hess se ishte helmuar nga anglezët që e kishin burgosur, si pjesë e një komploti hebre kundër tij. Antisemitizmi i tij ishte i lidhur aq thellë me gjendjen e tij paranojake, sa që e shtynte të besonte se burgosësit e tij dhe mjekët që merreshin me të ishin hipnotizuar nga emisarë imagjinarë hebrenj.

Në shënimet e tij të pazbuluar më parë, henry Dicks, psikiatri përgjegjës për monitorimin e Hess, shkruante vec të tjerash se delfini i Hitlerit ishte i bindur që hebrenjtë kishin hipnotizuar edhe Churchillin, Anthony Edenin, Vittorio Emanuelen II dhe Badoglion, duke i hedhur këta kundër Gjermanisë naziste. Kjo gjendje e rëndë paranoje doli edhe më shumë në pah kur, pas tentativës së tij për vetëvrasje në shkurt të vitit 1945, Hess fajësoi për këtë veprim hebrenjtë, përgjegjës për një ndërhyrje telepatike kundër tij, duke qenë se ishte “i vetmi njeri në botë që kishte dijeni për fuqitë e tyre psikike”.

Bindjet e Hess për kontrollin e mendjes, ndonëse ishin pjesë integrale e gjendjes së tij të paranojës, ishin padyshim të ndikuara nga interesi i tij i hershëm për hipnotizmin dhe telepatinë, i cili kishte shpërthyer në vitet njëzetë dhe tridhjetë.

Fenomeni kishte shpërthyer fillimisht në Angli, në vitet tetëdhjetë të shekullit Tetëqind, kur fizikani Ëilliam Barrett botoi “Natyra”, një artikull për telepatinë. Vetë Barrett, bashkë me disa kolegë të njohur, themeloi më pas Shoqërinë për Kërkime Psikike. Në vitin 1894 u botua “Trilby”, një roman i autorit franko-britanik George du Maurier, i cili rrëfente bëmat e një hipnotizuesi imagjinar hebre, Svengali. Në fund të shekullit XIX, antisemitizmi dhe frika nga cdo gjë që lidhej me fuqitë psikike gjetën kështu një tekst për referim. Prezantime teatralë bazuar mbi librin u bënë kështu popullorë në të gjithë botën dhe në disa raste ushqenin reagime të dhunshëm antisemitë.

Pas Luftës së Parë Botërore, frika nga fuqitë e mendjes u rrit edhe më. Në vitin 1920, ministri i brendshëm gjerman kërkoi ndalimin e spektakleve të hipnotizmit. Një vit më vonë, në Gjermani u botua një roman i ri mbi linjën e Trilby, në të cilin figura e Svengalit zëvendësohej me atë analoge të Doktor Mabuse. Filma të bazuar tek ky libër u realizuan në vitin 1922 dhe 1933. Për nazistët, Mabuse ishte esenca e hebreut lakmitar që synonte të kontrollonte botën. Përplasja mes super-racave (arianëve nga njëra anë, hebrenjve nga tjetra), teorizuar prej doktrinës naziste, nuk mund të mos përfshinte teoritë për fuqitë mbinatyrore të hebrenjve dhe aftësive të tyre komplotuese. Nazistët i donin dhe u trembeshin njësoj filmave të Doktor Mabuse.

Ndonëse personazhi ishte hebre në konotacionet e tij më negativë, ekzistonte frika që popullsia ta identifikonte me oratorinë mesmerike të vetë Hitlerit. Për këtë arsye filmat më vonë u ndaluan, edhe pse ministri i Propagandës, Goebbels vazhdoi t’i shfaqë në mënyrë private për mysafirët e tij.

Frika-dashuria naziste për hipnotizmin ishte e personifikuar më së miri nga Erik Jan Hanussen, hipnotizuesi i preferuar nga partia, si edhe “Profet i Rajhut të Tretë”. Tregohej që Hanussen kishte udhëzuar vetë Hitlerin në artin e oratorisë mesmerike, por origjina e tij hebreje e bëri të largohej nga regjimi, i cili e vrau nëpërmjet SA.

Studimi, që do të botohet në muajt e ardhshëm në nëj vëllim me titull “The Pursuit of the Nazi Mind: Hitler, Hess and the Analysts”, ilustron ndikimin e teorisë naziste për përplasjen e racave në manitë paranojake të Hess. Frika që njerëz të caktuar mund të fusnin në mënyrë telepatike ide në trurin e tij lë të mendohet për shenja skizofrenie, por natyra e saktë dhe origjina e këtyre ideve ishin të lidhura me vitet e nëj indoktrinimi të fortë politik. Studimi i Pick e përshkruan antisemitizmin jo vetëm si fenomen historik dhe politik, por edhe si pasojë e një gjendjeje psikike të ndryshuar, ku paranoja dhe frika e vetëinduktuar luajnë nëj rol të dorës së parë.

Në Nuremberg në 1946, Hess u lirua nga dënimi për krime kundër njerëzimit, por u dënua me burgim të përjetshëm për komplot kundër Traktatit të Versajës dhe krime kundër paqes. Ai u burgos më pas në Spandau në perëndim të Berlinit. Shumë më vonë, kërkesat për lirminin e Hess pasi ishte i burgosuri i vetëm i burgut (pas lëshimit të dënarve të tjerë nazist) nuk u mroën parasysh pavarësisht nga kjo pozitë e inferioritetit me marrëdhëniet e tijë të vështirë me Hitlerin dhe nazizizmin në vitet tridhjetë e më vonë, Hess u bë një pikë referimi për qarqet neo-nazist gjermane, të përbërë pothuajse ekskluzivisht nga të rinjë. Gjatë çdo vjetori të vdekjes së tij, mbahet një marshim përkujtimor i ndaluar disa herë në Gjermani, i cili në vitin 2004 ka tërhequr një rekord më shumë se 9000 njerëz. Ai vdiq në 93 vjeç, në rrethanat që nuk u sqaruan plotësisht (ai u gjet në një stol në oborrin e burgut me një kabllo elektrike lidhur rreth fytit), disa pikpyetje mbi versionin zyrtar të aleatëve (vetëvrasjen) u bënë nga mediat. Thuhet se Hess mbeti viktim e një vrasje makabre nga ana forcave speciale aleate të cilët e mbajtën të burgosur në moshën 93 vjeç një rekord ky për drejtësinë botërore.

Leave a Reply

Back to top button