A thua nuk është akuzuar së tepërmi për sjellje imperiale kohët e fundit, Zëvendës Kryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin deklaroi të premten planet e vendit të tij për të krijuar një zonë operacionesh në Hënë. Sipas Zërit të Rusisë, Rogozin shpjegoi për të përditshmen qeveritare Rossiiskaya Gazeta se “përderisa Rusia do të shkojë gjithmonë në Hënë”, nuk ka shumë kuptim që të vazhdohet të bëhen udhëtime lartë e poshtë. Në vend të kësaj, thotë Rogozyn, Moska do të planifikojë krijimin e një baze të përhershme në Hënë, gjë që mund të nënkuptojë se, duke qenë banorët e vetëm, ata do të jenë praktikisht në kontroll atje.
“Nuk mund të jetë racionale që të bëjmë dhjetë apo njëzetë fluturime në Hënë, e më pas të mbledhim plackat e të shkojmë në Mars apo ndonjë asteroid”, shpjegoi Rogozin, sipas përkthimit të Zërit të Rusisë.
Nuk është hera e parë që Rogozin ka hedhur idenë e një projekti të tillë. Sic raportonte Reuters në vitin 2012, zëvendës kryeministri tha për radion ruse se dëshironte të kishte “një superobjektiv të madh i cili do të conte përpara shkencën”. Më tej, ai ngriti pyetjen: “Përse të mos ngrihet një stacion i madh në Hënë, që do të ishte baza për kërcimet e ardhshëm të shkencës”?
Ndërkohë që projekti tingëllon tejet i kushtueshëm dhe jo shumë fizibël, Max Fisher i Vox vëren se Zëvendës kryeminsitri Rogozin është në krye të programit hapësinor të Rusisë dhe kështu që mund të bëjë që të ndodhë vërtetë një gjë e tillë. Huffington Post