Analiza

“Rusia të mos guxojë më zgjedhjet”. Merket dhe Obama kërkojnë një rrugë të përbashkët

tani merkel obama“Rusia të mos pengojë zhvillimin korrekt të zgjedhjeve në Ukrainë, përndryshe do të kalojmë në një nivel shumë më të lartë sanksionesh ekonomikë, që do të godasin sektorë të tërë të prodhimit”. Këtë kanë deklaruar Barak Obama dhe Angela Merkel, e cila, edhe në Gjermani gjendet e kushtëzuar prej grupve të mëdhenj industrialë që as nuk duan të dëgjojnë të flitet për kufizime në marrëdhëniet e tyre të biznesit me Moskën. Ndërkohë që në Ukrainë situata përkeqësohet dhe shumëfishohen përplasjet e armatosura, udhëheqësit perëndimorë e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në tentativën për mbrojtjen e një zhvillimi sa më të rregullt të zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për në 25 maj.

Situata në Europën Lindore ka qenë dje në qendër të bisedimeve në Uashington mes presidentit Obama dhe kancelares gjermane, Merkel, bashkë më të tjera tema, si ajo e spiunazhit të SHBA në dëm të RFGJ, që prej muajsh i ka vështirësuar marrëdhëniet mes dy aleatëve. Një gjë e tillë u vu re edhe gjatë konferencës për shtyp në Rose Garden, në Shtëpinë e Bardhë: udhëheqësi amerikan i ka minimizuar kontrastet duke thënë se një pjesë e madhe e problemeve janë sqaruar tashmë mes dy kryeqyteteve, ndërkohë që Merkel ka saktësuar se për disa pika të rëndësishme, pozicionet e Uashingtonit dhe Berlinit janë ende larg.

Ndërkohë, vizionet e dy udhëheqësve në lidhje me qëndrimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin kanë qenë pothuajse identikë, edhe pse dihet që një prishje totale me Moskën do i kushtonte Europës, dhe mbi të gjitha Gjermanisë, shumë më tepër se sa SHBA. Por Merkel, kancelarja që në vitet e komunizmit është rritur përtej Perdes së Hekurt, e di mirë që me hierarkët psotsovjetikë duhet shfaqur forca. Kështu që, dje ka mbshtetur Obamën në shpalljen e linjës së re të sanksioneve: ndërkohë që për momentin janë kufizuar në zgjerimin e atyre të nivelit të ytë që godasin vetëm individë pranë rrethit të presidentit rus, apo të përfshirë në pushtimin e Krimesë dhe infiltrimet në Lindje të Ukrainës, gjatë javëve të ardhshme do të kalohet në sanksione shumë më të ashpër, jo vetëm në rast pushtimi prej trupave të Moskës, por edhe nëse forca të lidhura me Rusinë do të bëjnë të pamundur zhvillimin korrekt të zgjedhjeve.

Të dy udhëheqësit kanë përsëritur mbështetjen e plotë për qeverinë e Kievit “përpara atij që nuk është një protestë paqësore, por një rebelim i armatosur i forcave paramilitare që vazhdojnë të mbajnë peng edhe vëzhgues të OSCE-së”. Dhe Obama ka patur një mesazh tjetër për Putinin: “E pranoj që Moska ka interesa për të mbrojtur në Ukrainë, për arsye historike si dhe për shkak të lidhjeve socio-ekonomike mes dy vendeve, por kjo nuk i jep Putinit të drejtën që të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të një tjetër shteti”.

Nëse vazhdon në këtë rrugë, presidenti rus do e bëjë popullin e tij që të paguajë një çmim gjithnjë e më të lartë. “Që tani po ndodh”, shtoi Obama. “Rusia është tashmë në rcesion, tregu i saj i aksioneve po shkon në pikiatë dhe rating-u për kredidhënien është ulur tashmë prej agjencive ndërkombëtare në një nivel shumë pranë me të ashtuquajturat “junk bond”, bonot e pavlerë”.

Leave a Reply

Back to top button