Analiza

Sa do të zgjasë “trazira e madhe” e Lindjes së Mesme?

Screen Shot 2015-04-19 at 16.49.50

Nga David Ignatius

A do vazhdojë Lindja e Mesme të jetë e paqëndrueshme edhe në 10 vitet e ardhshme? Ua shtrova këtë pyetje, këtë javë, studentëve të Universitetit të Harvardit. Rreth gjysma e tyre m’u përgjigj po – se gjërat do të jenë keq e më keq, pavarësisht se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara.

Këta studentë të diplomuar, ndjenë atë që shumë ekspertë të Lindjes së Mesme, kanë filluar ta thonë me zë të lartë: Rajoni ndodhet nën një vorbull të trazuar ndryshimesh, të cilat ka të ngjarë të vazhdojnë për shumë vite, dhe ndoshta dekada. Shtytësit e këtyre zhvillimeve janë forcat politike, sociale, ekonomike dhe demografike, mbi të cilat SHBA dhe fuqitë e tjera jashtë rajonit, kanë pak kontroll. Për gjeneratën e ardhshme, paqëndrueshmëria mund të jetë rregull në Lindjen e Mesme, dhe jo një përjashtim.

Parashikimet mbi të ardhmen, të bazuara tek prirjet aktuale, janë gjithmonë të rrezikshme, sepse analistët nuk mund të parashikojnë ngjarjet e papritura, që prodhojnë një ndryshim radikal. Askush nuk mund ta parashikonte, se vetëflijimi i një shitësi tunizian frutash në vitin 2010, do të shënonte fillimin e asaj kaskade revolucionesh dhe luftërash civile në Lindjen e Mesme.

Në mënyrë të ngjashme, ne s’mund të parashikojmë procesin që mund të rivendosë përfundimisht ekuilibrin. Të dhënat ekonomike dhe demografike, tregojnë një rajon që sikurse tashmë është theksuar, vuan nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe papunësia e madhe e të rinjve.

Këto probleme janë të shoqëruara nga flukse refugjatësh nga luftërash në Irak, Siri, Jemen dhe Libi – situatë e përkeqësuar edhe nga rënia e çmimeve të naftës, çka pengon aftësinë e Arabisë Saudite, për të siguruar një zonë tampon. Të dhënat më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuara këtë muaj, paraqesin një tabllo të zymtë. Papunësia do të kulmojë 13 përqind në Egjipt dhe Tunizi brenda këtij vit, dhe do arrijë gati 12 për qind në Algjeri.

Ekonomitë nuk janë në rritje të shpejtë e të mjaftueshme, për të siguruar vende të mjaftueshme pune për të rinjtë:rritja këtë vit pritet të jetë 1.3 përqind në Irak, 2.5 përqind në Liban, 2.6 përqind në Algjeri, 3.8 përqind në Jordani dhe 4 përqind në Egjipt. Parashikimi i rritjes për Arabinë Saudite, luhatet mes 1.5 në 3 përqind këtë vit, dhe është parashikuar të bjerë më tej vitin e ardhshëm, për shkak të çmimeve të naftës.

Sauditët janë duke zhvilluar një luftë ajrore të përgjakshme në Jemen, mesa duket të bindur se kërcënimet për sigurinë e tyre vijnë nga jashtë. Por problemet më të pazgjidhshme mund të jenë të brendshme, me buxhetin e Arabisë, që mund të bjerë në atë që FMN-ja e paralajmëron se do të jetë një “defiçit i konsiderueshëm” këtë vit dhe në 2016-ën.

Fondi parashikon se rritja e “vakët” dhe eksportet në rënie të naftës, do të thonë volum më të madh tregtar, dhe njëherazi defiçit buxhetor po aq të madh. Rajoni do të vuajnë një defiçit të llogarisë korrente prej 1.9 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij viti;edhe vendet eksportuese të naftës do të rrisin defiçitin me 1 përqind. “Thellimi i konflikteve dhe ndërprerja e sigurisë në një numër vendesh eksportuese të naftës, mund të dëmtojë më tej aktivitetin ekonomik, vonojnë reformat dhe largojnë besimin”- paralajmëron FMN.

Klasa politike e Lindjes së Mesme, e ligështuar nga këto çrregullime, është rrënuar nga luftërat sektare dhe civile. Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit vlerësoi këtë muaj se 11.4 milionë sirianë, ose rreth gjysma e popullsisë, kanë braktisur shtëpitë e tyre. Tragjedia siriane ka prekur të gjithë rajonin. Për të marrë vetëm një shembull, varfëria është më shumë se dyfishuar në Kurdistanin e Irakut, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore.

Ndërsa strukturat e dobëta qeverisëse janë rrudhur në të gjithë Lindjen e Mesme, grupet ekstremiste janë bërë më të fuqishme. Më i forti është Shteti Islamik, i cili u krijua nga mbetjet e Al-Kaedës në Irak. Por, shumë grupe të tjera përgjatë rajoni, po bëjnë bujë përmes mbështetjes mbi baza sektare dhe fisnore. Madje edhe Shteti Islamik, i njohur gjithashtu si ISIS-i, mund të jetë “degradojë” në Irak dhe Siri gjatë 3 viteve të ardhshme, sikurse shpreson presidenti Obama, çrregullim themelor në rajon që mund të pjellë ISIS 2,0, apo edhe 3,0.

Të vëzhgosh shkatërrimin e Lindjen e Mesme, është paksa si të shikosh një stuhi që godet përdhunshëm një vijë bregdetare. Të jashtmit, mund të përpiqen të zbusin shkatërrimin dhe ofrojnë ndihmë humanitare. Ata duhet gjithashtu, të përpiqen të mbrojnë veten e tyre nga dëmet anësore. Por ata s’mund ta ndalin gjakrat e nxehur dhe valën e madhe të kryengritjeve për shkak  të niveleve të brishta strukturore.

Sikurse ekspertët e menaxhimit të fatkeqësisë kanë mësuar, një stuhi e madhe në fillim davaritet shpejt, për të mund të fillojë më pas përforcimin. Graham Alison, që kryeson Qendrën Belfer, argumenton se qeveria amerikane duhet të jetë e kujdesshme, në lidhje me përpjekjet për të rregulluar problemet në Lindjen e Mesme, derisa t’i kuptojë më mirë ato.

Ai krahason virusin vdekjeprurës Ebola, me kontaminimin ideologjik të Shtetit Islamik. Ne e dimë se çfarë e shkaktoi Ebolan dhe si ta ndalonim atë, shkrpi Alison kohët e fundit në revistën Time, por nuk ka një qartësi të tillë për mënyrën sesi përhapet helmi i Shtetit Islamik, ose si kjo sëmundje mund të mposhtet. Ajo çka ne dime, është se ky virus ekstremist ka lëshuar rrënjë në një trup që tashmë është dobësuar shumë, dhe që nuk tregon asnjë shenjë se do të shërohet shpejt. /Washington Post/ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button