Modeli në formë fytyre me dritë dhe errësirë në Hënën e plotë është një shembull klasik i pareidolias, ku mendjet tona krijojnë objekte të njohura prej formave rastësore. Në rastin e Hënës, ato forma janë të të ashtuquajturës “maria” (nga latinishtja për “dete”), si Mare Tranquillitatis – Deti i Qetësisë, ku Apollo 11 zbriti pothuaj 50 vjet më parë.
Në të vërtetë këto “dete” janë rrafshnalta të mëdha llave të errët, që ka dalë nga pjesa e brendshme e Hënës kur ishte ende e shkrirë.
Lashtësia e “maria” ishte një prej zbulimeve më mbresëlënëse nga studimet e gurëve të sjellë prej misioneve Apollo, që kanë treguar se janë 3.5 miliardë vjeçarë. Me fjalë të tjera, njeriu në hënë që ne shohim sot e ka parë Tokën që kur kafshët komplekse nisën të shfaqen pothuaj 500 milion vjet më parë. / bota.al