Enciklopedike

Sa kohë na duhet për t’i cjerrë maskën një hipokriti?

maska

Trurit i mjaftojnë 300 milisekonda për të kuptuar nëse shprehja e fytyrës apo sjellja e trupit të një personi që kemi përpara është koherente me atë që po na thotë. E pohon një studim i kryer nga Universiteti i MIlanos-Bicocca dhe i Parmës, në bashkëpunim me institutin e fiziologjisë të CNR dhe Universitetit të San Diegos në Kaliforni.
Për ta zbuluar, studiuesit u kanë kërkuar 30 studentëve që të vëzhgojnë 280 fotografi në të cilat disa aktorë paraqiteshin me gjendje të ndryshme humori: gjatë të parit, që shoqërohej me një përshkrim të emocionit të paraqitur (gjysmën e herë në mospërputhje), vullnetarët iu nënshtruan tomografisë për të matur veprimtarinë e trurit të tyre. Në këtë mënyrë, shkencëtarët përllogaritën kohën që nevojitet për të zbuluar kontradiktën, që ishte pikërisht një e treta e sekondës, dhe në cilën zonë ndodh kjo (korteksi orbital ballor). Sipas ekspertëve, kemi një “arkiv mnemonik” i cili i arkivon shprehjet e vërteta dhe i vë ato përballë informacioneve të marrë rishtaz, duke ua “hequr” maskën nëse nuk përkojnë.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button