Histori

Sa shumë dilema! Ja përse na duhet historia…

Nëse ke patur fatkeqësinë që të kesh bërë shumë histori, ose nga ai lloj i gabuar i historisë në shkollë, atëherë me shumë gjasa ti mban mend vetëm një gjë: sa e mërzitshme që është! Mund të kesh kujtime të dhimbshëm për Luftën e Njëqind Ditëve, Luftën për stafetën spanjolle e kështu me radhë.

Parachute troops of the US 501st Battalion at Fort Benning, Georgia. - 1-May-1941Si rezultat, nuk do të ishte habi që këto kohë të preferoje t’i shmangeshe krejt kësaj teme. Por, do të ishte një humbje e madhe. Arsyeja e vërtetë përse historia është shpesh herë kaq e mërzitshme, është se ne nuk jemi shumë të qartë se përse na duhet. Ja një arsye e fortë përse historia ka rëndësi: ajo na ofron zgjidhje për shumë prej problemeve të të tashmes.

Në rastin më të mirë, historia është aty për të na prezantuar disa prej gjërave që na nevojiten, por nuk janë mjaftueshëm të dukshme në botën e sotme. Si shoqëri, ne jemi të fiksuar pas të tashmes dhe problemeve të saj. Në mënyrë të pavetëdijshme, anohemi shumë nga e tashmja. Lajmet vërtiten vetëm përreth atyre gjërave që kanë ndodhur gjatë pesë minutave të fundit.

E megjithatë, shumica e gjërave të rëndësishme që na duhen dhe që mund të na frymëzojnë, janë shumë më të vjetra. Mbi të gjitha na nevojiten ide të mira për një sërë fushash ku ndihemi të sfiduar – dhe historia është e mbushur me ide. Imagjinoni sikur të jeni të pakënaqur me disa aspekte të kapitalizmit të sotëm. Atëherë do ju ndihmonte shumë të lexonit për historinë e Levellers, një grup radikalësh anglezë që shkruanin rreth viteve 1645 dhe 1650. Apo të mësoni për teorinë mesjetare të “çmimit të drejtë”, kur vjen puna tek rrokja e idesë së eksternaliteteve në ekonominë moderne. Ose në pyesni veten se ç’kuptim ka që të shkoni me pushime, ndoshta do i pasuronit shumë mendimet po të kujtonit historinë e pelegrinazhit, sidomos motivet që i shtynin njerëzit të niseshin dhe vizitonin vendet e shenjtë në distanca të largëta. Ose nëse jeni në dilemë nëse duhet të martoheni, atëherë duhet të lexoni idetë e Mary Wollstonecraft nga shekulli 18, apo St. Aquinas nga shekulli 13. Ka kaq shumë ide që kanë humbur, janë fundosur në të kaluarën, në vëllime të shkruajtur kohë më parë dhe që i ka mbuluar pluhuri disadekadësh.

The Christian Science Monitor ArchiveHistoria na mëson se gjërat mund të ndryshojnë. Njerëzit nuk kanë qenë gjithmonë si janë sot: materialistë dhe të fiksuar pas punës, të paaftë për të ndërtuar arkitekturë të këndshme, të shqetësuar më shumë se sa duhet për të qenë “të ndërlidhur”, apo të dhënë pas dobësimit. Një shprehje relativisht e mërzitshme thotë: “Ata që nuk e njohin historinë, janë të destinuar ta përsërisin”. Por, kjo shprehje duket sikur do të thotë që e vetmja gjë që ofron historia janë gabimet. Në fakt, është më e drejtë të thuhet: ata që nuk e njohin historinë, nuk do të jenë në gjendje të përmirësojnë të tashmen.

Disa njerëz bien në dashuri me periudha të caktuara të historisë, por e teprojnë. Me një pasion nostlagjie. Ata nuk pushojnë së lexuari histori të Luftës së Dytë Botërore, apo të shtëpive angleze në fshatra. E keni parasysh cilët janë. Ata u përgjigjen gjërave që u mungojnë në të tashmen, por duket se nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë për mungesën e tyre. Duan më shumë heroizëm dhe madhështi. Por nuk duhet që vetëm ta lexojnë në të kaluarën, ata duhet të përdorin të kaluarën për të gjetur se si të fusin pak më shumë heroizëm dhe madhështi në të tashmen.

Historia na mëson kurajën. Eshtë shumë e kollajtë të ndiesh që gjërat për momentin po shkojnë shumë keq, sidomos nëse je i lidhur pas të tashmes. Nëse i hap mirë lentet, rrallëherë ndodh që të jenë kaq keq. E tashmja nuk është e pazakontë në nivelin e saj të mediokritetit dhe kompromisit. Po të lexoni letrat, do të shikoni se paraardhësit kanë qenë po kaq të këqinj. Dhe ndonëse sfidat tona janë të mëdha, ato nuk janë të jashtëzakonshme – sidomos nëse i krahason me sfidat e të mbijetuarve të pushtimit të Romës, apo tërmetit të Lisbonës.

histo 5Kështu, historia përfundon si një mjet për të vlerësuar disa prej avantazheve tanë të të tashmes, të cilët është shumë e lehtë të të shpëtojnë. Ajo mund të na mësojë të gjykojmë shoqërinë tonë përkundrejt shoqërive të tjera, në vend që ta krahasojmë me idealet tanë. Sigurisht, Bashkimi Europian ka probleme, por perandoria e Habsburgëve kishte shumë më tepër. Qeveritë tona janë jo të përsosura, por ka patur edhe më keq. Trafiku është i tmerrshëm, por i tmerrshëm ishte edhe rrethimi i Leningradit. Historia mund të na ngushëllojë.

Nëse qartësohemi për çfarë na nevojitet historia, atëherë duhet të ndryshojmë dhe mënyrën si ofrohet kjo lëndë. Në të ardhmen, duhet ta trajtojmë historinë, ashtu si një doktor trajton një kabinet mjekësie. Përpara se të zhytemi në histori, së pari duhet të gjejmë që çfarë nuk shkon tek ne, çfarë na mungon aty apo këtu. Mund të diagnostikohemi me mungesë kuraje, natyrë të përkëdhelur, apo hezitim për çështjen e martesës. Dhe në bazë të diagnozës, duhet të na jepet receta e historisë. Historia, si terapi.

Nga ana e tyre, historianët duhet të qartësohen më shumë se cilët probleme të të tashmes po përpiqen të zgjidhin. Ata duhet të synojnë të na thonë gjëra të të shkuarës, që na ndihmojnë për problemet e të sotmes. Jo të kaluarën për hir të të kaluarës, por të kaluarën për hir të zgjidhjeve tona të sotme. Një histori e mirë është ajo që na jep zgjidhje dhe ngushëllime për të tashmen. /the philosopher’s mail/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button