Psikologji

“Sa shumë e do veten tënde?” Mesazhi më i bukur për të dashur veten që nuk duhet ta humbisni!

“Sa shumë e do veten tënde?”

Vetëm duke kuptuar rëndësinë e të dashurit të vetes, ke për të marrë vendimin që të largohesh nga njerëzit që nuk të ndihmojnë të ecësh përpara. Shumica e njerëzve ecin në jetë në mënyrë të kotë, sepse nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë dashuria për veten.

Dashuria për veten nuk ka të bëjë me paratë, me makinat e shtrenjta, me shtëpitë luksoze. Nuk ka të bëjë me asgjë kaq sipërfaqësore. Ajo është kuptimi që ti u jep vlerave të tua. Është vendimi që ti merr për t’iu larguar njerëzve që nuk të shërbejnë për avancimin tënd në jetë.

“Unë e dua veten, pavarësisht se sa më do ti. Unë besoj tek vetja, sepse i njoh vlerat e vetes. Unë e di se jam një vepër e Zotit dhe Zoti ka një plan për mua. Unë po jetoj për një qëllim që duhet ta arrij”. Përsëritja vetes përditë këto fjalë, sepse nuk kanë aq shumë vlerë njohuritë, shkenca apo kultura, për aq kohë sa nuk e do veten tënde.

Dashuria për veten është kura ndaj urrejtjes së vetes.

Mos mendoni për fjalët e të tjerëve. Ata mund të mos ju pëlqejnë, mund të mos ju duan, mund të bëjnë çdo gjë kundër jush. Njerëzit më të keq për mua janë pikërisht ata që i bëjnë këto gjëra dhe përpara teje hiqen sikur të duan të mirën. Nga ata pësohet zhgënjimi më i madh, sepse habitesh se si kanë arritur të mbledhin aq shumë urrejtje brenda vetes për ty, ndërkohë që ti nuk kishe kuptuar gjë. Largoju këtyre njerëzve. Duaje veten mjaftueshëm, sa për të qëndruar larg tyre. Nëse sot ke dëgjuar prej tyre të flasin keq për ty, dije se nesër do të flasin keq për këdo që kanë në krahë. Ti nuk meriton kaq pak në jetë.

Ti duhet të mbash pranë njerëz që të nxisin të bësh përpara në jëtë. Duhet të rrish me njerëz që besojnë tek vetja dhe tek ajo çfarë mund të arrijnë. Ata duhet të jenë frymëzimi yt i përditshëm për të korrur sukses.

Duhet të tregohesh shumë kujdes se cilin person lejon të njohë ndjenjat dhe emocionet e tua. Duhet të tregosh kujdes me mënyrën se si e shpenzon kohën tënde. Duhet të tregosh kujdes se me cilët persona i kalon mbrëmjet e tua.

Krijo vizione, ide dhe qëllime. Ec në jetë me synimin për t’i realizuar ato. Askush me qëllime negative nuk duhet të të ndalë, sepse ti e do veten tënde. Ti e ke kuptuar qëllimin tënd në jetë dhe ti ke për ta arritur atë qëllim.

Dhe sërish, të ftoj të mos harrosh kurrë që dashuria për veten është kura ndaj urrejtjes së vetes. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button