Horizonti.al

Sa shumë flori ka në botë?

Screen Shot 2015-12-07 at 20.29.00

Floriri është lakmuar për mijëvjeçarë të tërë, për bukurinë, farkëtueshmërinë – dhe rrallësinë e tij. Sipas Këshillit Botëror të Floririt, aktualisht janë 184 mijë tonë flori nëpër kasaforta bankash, rezerva qeveritare dhe koleksione personale. Tingëllon si shumë, deri kur kupton se vetëm një metër kub flori peshon 19 ton. Kështu që, të gjithë rezervat e botës në flori mund të nxihen nënjë fushë futbolli, në një shtresë jo më shumë se 1 metër të lartë.

Por ky është vetëm floriri që është gërmuar dhe dokumentuar me sukses. Eshtë shumë më e vështirë të vlerësosh se sa shumë ka realisht në planet. Analiza kimike e mostrave të shkëmbinjve tregon se floriri përbën mesatarisht vetëm disa copëza për miliarda, nga totali i masës së kores së Tokës. Kjo nënkupton që kilometri i sipërm ka afro një milion tonë flori që pritet ende të gërmohet. Shanset janë që nuk do të ndodhë asnjëherë, sepse është joekonomike të nxirret pjesa më e madhe e tij. Ky ishte një mësim i hidhur që u nxorr nga kimisti brilant gjerman, Fritz Haber në vitet 1920. Ai shpresonte të paguante dëmshpërblimet për Luftën e Parë të vendit të tij, duke precipituar në mënyrë kimike floririn e tretur në oqeanet e botës. Megjithatë, Haber zbuloi se përqëndrimi ishte shumë i ulët që kjo të bëhej e mundur. Cdo litër ujë deti përmban vetëm një të 13 miliardtën të një grami flori./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button