Analiza

Sa shumë gafa të 007-ave francezë. Sa shumë gabime në Elize

Të paktën dy agjentë të shërbimeve të fshehtë të Parisit të kaluar në anën e xhihadistëve. Ndërkohë që zgjedhjet e dy presidentëve të fundit kanë favorizuar ekstremistët në Siri. Në mesin e këtyre historive, ikona të një France të mbërthyer prej fanatizmit fondamentalist, historia e dy masakruesve të qetë si vëllezërit Kouachi vjen e shihet thjeshtë si një banalitet i përditshëm e i parashikueshëm

Charlie Hebdo, la solidarietà di tutto il mondoDje, dy armiqtë janë takuar brenda mureve të Pallatit presidencial (Elizesë). Nga njëra anë, presidenti François Hollande, nga ana tjetër paraardhësi i tij, Nicolas Sarkozy.
Së bashku për një skenë melodramatike pendese të përbashkët, ku të derdhnin lotë krokodili për kujtimin e viktimave të Charlie Hebdo. Një takim i përzemërt dhe i detyrueshëm. Edhe sepse për këtë problem, as njëri prej tyre nuk mundet të fajësojë tjetrin. Në fakt, të dy ndajnë përgjegjësinë se kanë mbajtur në gji gjarpërin e fondamentalizmit islamik, se kanë mbyllur sytë për një kohë shumë të gjatë përballë transfertave siriane të qindra “francezëve” si dhe që kanë shitur si luftëtarë të lirisë, ata që presin fyte njerëzish dhe që, pasi kanë mbjellë vdekje dhe tmerr në Damask dhe Aleppo, tani frekuentojnë bulevardet parizienë.
Nga ky pikëvështrim Said dhe Cherif Kouachi, dy vëllezërit franko-algjerianë që janë rikthyer nga Siria dhe përgjegjës për vrasjet në Charlie Hebdo, nuk janë tjetër vecse bijtë natyrorë të heshtjes me të cilën i pari Sarko dhe më pas Hollande, kanë parë fanatikët protagonistë të rebelimit sirian. Një rebelim që të dy e kanë paraqitur si luftë për demokraci. Me një Hollande kokëfortësisht të bindur, jo më vonë se një vit më parë, për nevojën për të bërë luftë ndaj presidentit Assad, por indiferent përballë turpit të 1300 francezëve, bashkëfajtorë në masakrat xhihadiste në fshatrat e krishterë. Pasi ish mbërritur në atë pikë, tashmë ardhja e tmerreve sirianë në bulevardet parizienë ishte vetëm cështje kohe. Dhe për ta kuptuar mjaftonte të konsideroje penetrimin e ndërsjellë që karakterizonte tashmë shoqërinë franceze dhe bandat e terrorit islamik. Tashmë, mes atyre 1300 të konvertuarve drejt horrorit qarkullonin ish zyrtarë të shërbimeve të fshehtë të kaluar në radhët e armikut, parashutistë të konvertuar, madje edhe pasardhës të krishterësh të transformuar në kokëprerës sadistë.
Rasti më tronditës është ai i zyrtarit të lartë të shërbimeve të fshehtë të Parisit që ka shkuar në Siri me detyrën për të stërvitur rebelët dhe që ka kaluar në radhët e grupit xhihadist Jabat Al Nusra. 007-a, i njohur si ekspert eksplozivësh i ardhur nga shumë misione afganë, konsiderohej një humbje kaq e rëndë nga shërbimi i fshehtë i NATO-s, saqë në shtator amerikanët nuk hezituan të përqëndronin në vendin ku fshihej ai një prej sulmeve të parë në territorin sirian. Por raketat e Obamës nuk mjaftuan dhe sot specialisti francez, që u ish dhënë hua alkaedistëve të Al Nusras, përfaqëson për shëbimet e fshehtë të Parisit një prej rasteve më të rëndë dhe të parrëfyeshëm të turpërimit ndërkombëtar. Sic është edhe rasti i franko-algjerianit Mehdi Nemmouchi, veterani i Shtetit Islamik që në maj të vitit që kaloi arriti jo vetëm të rifutet në Europë dhe të bëjë të humbasin gjurmët 007-at e Parisit, por edhe të paraqitet me kallashnikov në dorë, para hyrjes së muzeut hebre të Brukselit dhe të vrasë katër vizitorë të pafajshëm.
Një ngjarje e favorizuar edhe prej pakujdesisë së shërbimeve të Parisit, të paaftë të ndjekin gjurmët e të dyshuarit pavarësisht se shërbimi i fshehtë gjerman kishte sinjalizuar me kohë mbërritjen e tij në Frankfurt. Dhe në këtë seri turpërimesh, si mund të harrohet ish parashutisti misterioz që në një video të rebelëve të vitit që kaloi rrëfente se kishte braktisur forcat e armatosura franceze për të luftuar në krah të “vëllezërve” sirianë. Asgjë pra, përpara ankthit të zonjës Ana Dos Santos, nënë e një familjeje katolike në Champigny-sur-Marne – në periferinë jugore të Parisit – që në nëntor njohu fytyrën e djalit të saj 21-vjecar Mikael, i larguar nga shtëpia pas konvertimit në Islam. Në fund, në mesin e këtyre historive, ikona të një France të mbërthyer prej fanatizmit fondamentalist, historia e dy masakruesve të qetë si vëllezërit Kouachi vjen e shihet thjeshtë si një banalitet i përditshëm e i parashikueshëm./ilgiornale/
e.gj./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button