
Nëse flasim për testet të disponueshme në internet, ato janë shumë pak të besueshme.
Edhe pse bazohen në sekuencimin e ADN-së, i realizuar për herë të parë në vitin 2003, këto teste analizojnë vetëm fragmente shumë të vogla të gjenomit, të nxjerra nga mostra të pështymës.
Për pasojë, ato ofrojnë një pamje të pjesshme dhe të përafërt të materialit tonë gjenetik. Një sekuencim i plotë i ADN-së do të ishte shumë më i saktë, por me kosto shumë më të lartë.
Lidhje familjare, jo origjinë gjeografike
Një tjetër problem është interpretimi i të dhënave, që shpesh lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht kur njerëzit kërkojnë të zbulojnë nga cili vend apo rajon i botës vijnë paraardhësit e tyre.
Në të vërtetë, analizat e ADN-së janë të shkëlqyera për të përcaktuar lidhje familjare të ngushta (aq sa përdoren gjerësisht nga hetuesit), por jo për të përcaktuar me saktësi origjinën gjeografike të të parëve tanë.
Në rastin më të mirë, këto teste mund të tregojnë zonat e globit ku jetojnë njerëz me një pjesë shumë të vogël të ADN-së të ngjashme me tonën, por nuk mund të përcaktojnë me saktësi se nga cila zonë konkrete vinin stërgjyshërit tanë. / bota.al





