Enciklopedike

Sa tipe altruizmi ekzistojnë?

KURIOZITETE
altruTë paktën dy, që sipas një studimi të Universitetit të Tokios, përfshijnë po kaq qarqe cerebralë. I pari, i quajtur “altruizmi i bazuar mbi reputacionin” është i motivuar prej nevojës për të përmirësuar statusin shoqëror: në fakt, nëse shfaqemi bujarë, fitojmë konsideratën e të tjerëve. I dyti është quajtur “altruizëm – të paguash në favor të…”. Kjo shprehje tregon veprimin e mirë që bëhet për të lënë një kredit në favor të një personi të tretë. Pak a shumë sikur ndodhesh në një kafene dhe i paguan baristit një kafe më shumë për klientin pasardhës. Në këtë rast, jemi altruistë sepse jemi trajtuar mirë në të kaluarën, apo sepse përfton edhe vetë prej akteve të altruizmit pasi je bujar me të tjerët, duke konsoliduar një rrjet të bazuar në solidaritetin reciprok.

Leave a Reply

Back to top button