Kuriozitete

Sa vlen reputacioni?

Screen Shot 2015-04-05 at 21.07.55 1Kaq shumë saqë vazhdon të influencojë edhe kur është në kundërshtim me eksperiencën e drejtëpërdrejtë. E ka demonstruar një ekip i Universitetit te Trentos. Studiuesit kanë provuar besimin e 20 vullnetarëve përballë personave të panjohur për të cilët kanë patur pak informacion, pak a shumë të mirë. E kanë bërë përmes “lojës së investimit”: secili pjesëmarrës duhej të vendoste nëse do të niste a shumë një shumë parash ndaj një lojtari të dytë me të cilin nuk mund të komunikonte; gjatë transferimit, shifra shumefishohej tre herë dhe ai që e kishte marrë mund të zgjidhte nëse do ta ndante ose jo me lojtarin e parë që kishte investuar mbi atë. Siç ishte parashikuar, “investitorët” kushtëzoheshin nga reputacioni. Është megjithatë për t’u çuditur që, në mbledhjet pasuese të lojës, vazhduan të bazohen mbi reputacionin, edhe kur ishte zbuluar si i pabazë: për shembull, i jepnin akoma besim atij që kishte një nam të mirë, edhe nëse ishte treguar jobesnik, duke mbajtur për vete të gjitha paratë.

Leave a Reply

Back to top button