Analiza

Saga surreale e Shah Sulejmanit

Nga David A.Graham

Screen Shot 2015-03-04 at 11.03.41

Nga David A.Graham

Për vite të tëra, ndërsa lufta civile në Siri ka shpërthyer deri në kufirin e saj, Turqia ka mbajtur një pozicion të kujdesshëm. Ndërsa luftëtarët e huaj shkonin për të luftuar në emër të grupeve të panumërta në Siri, qeveria turke rrinte duarkryq. Madje edhe kur ISIS-i dhe luftëtarët kurdë u angazhuan në një betejë të ashpër, vetëm pak larg vijës kufitare në qytetin e Kobanes, turqit vazhduan që qëndronin të palëvizur, thjesht duke vëzhguar atë që po ndodhte.

Po çfarë ndodhi pak ditë më parë, që ushtria turke hyri në veprim dhe dërgoi trupa në Siri? Çfarë e frymëzoi ndryshimin e papritur të qasjes? Zyrtarisht u tha se operacioni i forcave turke, kishte për synim të shpëtonte varrin e Shah Sulejmanit, themeluesit të Perandorisë Osmane. Në fakt, varri është një lajthitje e çuditshme, një pjesë e historisë së Lindjes së Mesme, që lidh rajonin dhe Turqinë moderne me kohët e vjetra, në ditët kur Perandoria po jepte shpirt apo edhe më tej prapa, deri në parahistorinë e dinastisë.

Misioni për të nxjerrë atë në pah, tregon lidhjet e ushtrisë nacionaliste të Turqisë, dhe qeverisë së saj otomane e të ringjalljes islamike, e që për me tepër dëshmon për simpatinë që presidenti Erdogan ka ndaj manipulimeve.

Shah Sulejmani, ishte një udhëheqës fisnor i Levantit në shekullin XIII-të, dhe gjyshi i Osmanit I, patriarkut themelues të Perandorisë Osmane. Ai besohet të jetë mbytur në lumin Eufrat në vitin 1236, dhe u varros në një territor që sot i përket Sirisë. Në vitin 1886, Sulltan Abdyl Hamiti II, rindërtoi varrin e atij që besohet të jetë paraardhësi i vet (edhe pse me shumë gjasa, ai nuk ishte).

Pas Luftës së Parë Botërore, fuqitë perëndimore e shkatërruan Perandorinë Osmane, ndërsa francezët morën kontrollin e Sirisë. Ata zhvilluan një luftë të shkurtër me shtetin e ri turk, duke nënshkruar në fund një traktat paqeje, që pjesërisht u dha turqve kontrollin mbi Shah Sulejmanin: Varrin e Sulejman Shahut, gjyshit të Sulltan Osmanit, themeluesit të dinastisë osmane. Varri, i njohur nën emrin Turk Mezari, i vendosur në Xhaber-Kalesi, mbeti pronë e Turqisë, e cila kishte të drejtë të caktonte kujdestarë për të, e madje mund të ngrinte edhe flamurin kombëtar atje.

Kjo marrëveshje e zbatua deri në vitin 1973, kur ndërtimi i digës së Tabkas, kërcënoi të përmbytë vendndodhjen e varrit. Për pasojë, varri u zhvendos 50 milje më në veri, vendi ku ndodhej deri në ditën e operacionit të ushtrisë turke. Statusi ligjor i varrit është ende subjekt i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Turqia e pretendon atë si një eksklavë, duke argumentuar se vendi ishte pjesë e territorit sovran turk, ndërsa Siria nuk ishte dakord.

Kjo mosmarrëveshje u bë më e nxehtë, kur shpërtheu lufta civile në Siri, dhe sidomos pasi sirianët dhe turqit rrëzuan avionët e njëri-tjetrit. Vitin e shkuar, militantët e ISIS-it iu afruan varrit, duke kërkuar nga turqit të largohen.
Pastaj kryeministri Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi se çdo sulm, do të përballej me hakmarrje. “Varri i Shah Sulejmanit dhe vendi përreth tij është territori ynë. Ne s’mund të injorojmë asnjë akt të pafavorshëm kundër këtij monumenti, pasi kjo do të përbënte një sulm ndaj territorit tonë, si dhe një sulm ndaj vetë NATO-s” – tha ai.

Numri i zakonshëm i ushtarëve që ndodheshin të pozicionuar pranë varrit të Shah Sulejmanit, u zëvendësua nga një numër shumë më i madh trupash, të armatosur rëndë. Pastaj, një regjistrim u zbulua për publikun, ku zyrtarët më të lartë turq diskutojnë mbi perspektivën e një sulmi të rremë mbi varr, që mund të përdoret si një justifikim për të nisur operacionet ushtarake në Siri, në stilin e një sulmi “wag the dog”, e që mund të ndihmonte në rritjen e shanseve të Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.

Ishte një nga disa rrjedhjet e sikletshme të informacionit, të cilat bënë që qeveria turke të përpiqej të bllokonte si YouTube ashtu edhe Tuiterin. Në këtë rast, ISIS-i nuk sulmoi, dhe as turqit nuk e bënë një gjë të tillë, dhe Erdogani fitoi me shkathtësi zgjedhjet. Por 38 ushtarë qëndronin të mbërthyer pas varrit, dukshëm të mbajtur peng.

Kështu disa ditë më parë, qindra ushtarë turq së bashku me pajisje të rënda, depërtuan 15 apo më shumë milje në thellësi të Sirisë, e thyen varrin, hoqën prej aty eshtrat, dhe shpëtuan garnizonin. Ndonëse nuk hasën në ndonjë rezistencë të

armatosur, një ushtar turk u vra, mesa duket në një aksident. Se çfarë u bë saktësisht me eshtrat, mbetet e panjour.
Agjensia Rojters, citoi kryeministrin Ahmet Davutoglu të jetë shprehur: “Eshtrat e Shah Sulejmanit, së bashku me reliktet stërgjyshore, janë sjellë përsëri përkohësisht në vendin tonë, në pritje të transferimit të tyre, në një vend të ri në Siri”. Megjithatë CNN-i, citoi ministrinë e jashtme turke të ketë thënë se ato ishin dërguar në një fshat edhe më pranë kufirit, por ende në Siri, duke përcaktuar vendndodhjen e tretë të eshtrave të supozuara, dhe në mënyrë efektive duke pretenduar një vend të ri si ekslavë. Ndërkohë BBC-ja publikoi fotot e ushtarëve turq që ngrinin flamurin turk tek vendndodhja e re. Në çdo rast, zyrtarët turq, u zotuan të rikthehejnë varrin Shah Sulejmanit në vendndodhjen e tij të hershme të para vitit 1973, duke theksuar se ata vazhdojnë të pretendojnë sovranitetin mbi atë tokë. Asnjë nga këto deklarata nuk u prit mirë nga qeveria siriane e Bashar Al-Asadit, e cila gjithësesi pati një reagim të zbehtë ndaj këtij operacioni.

Zyrtarët sirianë sugjeruan ndërkaq, se Turqia po bashkëpunon me ISIS-in, duke sjellë si shembull faktin, që Shteti Islamik nuk kishte reaguar, kur u sulmua varri. “Turqia shkoi shumë përtej, duke siguruar të gjitha format e mbështetjes ndaj bandave të ISIS-it, Xhabat Al-Nusra dhe organizatave të tjera terroriste të lidhura me Al-Kaedën, për të kryer një agresion të hapur në territorin sirian” – tha një burim i qeverisë për agjensinë zyrtare të lajmeve SANA.

Qëkur Mustafa Qemali krijoi Turqinë moderne si një komb laik, vendi ka patur vazhdimisht tensione midis nacionalizmit militant, dhe një kuptimi identitar më tradicional dhe fetar. Shpesh, kur pushteti i kampit fetar rritet, ushtria shton përpjekjet për të riimponuar Qemalizmin. Edhe pse kohët e fundit, lëvizja islamike e Erdoganit duket se ka fituar një mbështetje të rëndësishme.

Epoka e Erdoganit, ka çuar gjithashtu tek një nostalgji e re për Perandorinë e dikurshme Osmane. Manifestimet në këtë lloj prirje, që nga seriali shumë popullor turk “Sulejmani i Madhërishëm”, që evokon epokën e lavdishme otomane, tek planet për të ndërtuar në qendër të Stambollit, një park që imiton barakat osmane, të shkatërruara prej kohësh. (Ky plan shkaktoi pikërisht protesta masive në Stamboll në vitin 2013). Gazetari turk Cengiz Xhandar vëren se bastisja e varrit të Shah Sulejmanit, është nga njëra anë, një pendë në festen e ushtrisë turke, dhe një shembull i harmonisë, që Erdogan ka tashmë me ushtrinë.

Në anën tjetër, disa nacionalistë janë të zemëruar, me atë që ata e shohin si një dorëzim të territorit turk. Kjo lloj turbullire, është në përputhje me përrallën e trishtë të varrit, i cili që prej kohës së Abdyl Hamiit II, ka qenë më shumë një simbol politik, sesa një mauzoleum. Bazuar tek kjo ngjarje, zgjidhja e përhershme nuk qëndron asesi tek ndërhyrja në çdo kohë. Pas thuajse 800 vjet nga vdekja e tij, Shah Sulejmani nuk po mundet ende të prehet në paqe./The Atlantic/

www.bota.al


www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button