Horizonti.al

Sardelet e Luftës së Parë Botërore

Screen Shot 2016-08-05 at 10.38.44

Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta

Lufta e Parë Botërore qe fillimi i aktiviteteve të zbulimit dhe kundërzbulimit nga ana e fuqive botërore. Një metodë e zgjuar nga gjermanët ishte përdorimi i anijeve të peshkimit të sardeleve. Ludoviko Zender ishte një vendas nga Lima në Peru, dhe biri i dy emigrantëve norvegjezë. Në vitin 1914, ai mbërriti në Glasgou të Skocizë si “tregtar”. Zender urdhëroi me një ngarkesë të madhe sardelesh norvegjeze në vitin 1915, duke pretenduar se do t’i dërgonte ato në Peru.

Megjithatë, telegramet e dërguara nga Zender shkuan në Oslo, një bazë e njohur për shërbimin inteligjent gjerman. Operacioni Zender u zbulua për shkak se ishte sezoni i gabuar për peshkimin e sardeleve. Në fakt, telegramet e tij përmbanin përshkrime të lëvizjeve të anijeve britanike, të maskuara si transaksione me sardelet. Zender u dënua për spiunazh dhe u ekzekutua në Kullën e Londrës në vitin 1916 – spiuni i fundit që do të ekzekutohet në atë vend gjatë Luftës së Parë Botërore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button