Analiza

Sarkozy i bëri shantazh Papandreut, pasi dinte për llogarinë 500 milionë Euro të të ëmës: Kështu trojka iu imponua Greqisë

Zbulime të reja dhe shqetësuese në listën Falciani: nëna e Papandreut kishte një llogari prej 500 milionë Eurosh në bankën HSBC. Sarkozy e përdori këtë informacion për të bërë presion Greqisë. “Kështu arriti të imponojë politikat e masave të shtrëngimit të trojkës”

Screen Shot 2015-02-10 at 12.06.25 PM“Nuk mbaron këtu. Kemi prova për skandale të tjerë. Do të jenë të përfshira edhe banka të tjera”. Në një intervistë për Il Sole 24 Ore, Herve Falciani, njeriu që ka zbuluar listën e HSBC kërcënon me zbulime skandalesh të tjerë. Mes 100 mijë personave, që kanë apo kanë patur llogari të fshehta në bankën zvicerane, janë afro njëqind që kanë “më shumë peshë” se të tjerët.
Emra që padyshim kanë të bëjnë me politikën dhe që për këtë arsye janë lehtësisht të shantazhueshëm.
Sipas zbulimeve të Falcianit, mes këtyre është edhe ish kryeministri grek, Papandreu.

Javën e ardhshme do të dalë libri “Kasaforta e evazorëve”. Libri i Falcianit rrezikon të shkaktojë një shpërthim të vërtetë në Bashkimin Europian. Sepse prapa listës së HSBC mendohet që ka një xhiro shumë të rrezikshme kërcënimesh dhe shantazhesh që kanë imponuar drejtimin e politikave komunitare dhe kombëtare dhe që kanë penalizuar rëndë popullin grek. Në këtë vorbull në vitin 2011 përfundoi Greqia. Ishte viti kur kriza ekonomike ka prekur pikën e saj më kritike, vit kur Brukseli ia doli që të impononte politikat e shtrëngimit të shtyra nga Angela Merkeli dhe Nicolas Sarkozy. Që në ata muaj lista e Falcianit ishte në duart e më të pushtetshmëve. Njëri që me siguri e kishte shtënë në dorë ishte presidenti i atëhershëm i Francës, nicolas Sarkozy. “Në vitin 2011 – shkruan Falciani në librin e tij – drejtimi i negociatave të Trojkës për shpëtimin e Greqisë iu besua pikërisht Sarkozysë, i cili e kishte atë listë dhe duke qenë se i dinte emrat, mundej që t’i bënte presion Papandreut”. Ish kryeministri grek mund të shantazhohej sepse në listën e Hsbc shfaqej edhe emri i nënës së tij, e cila kishte një llogari prej 500 milionë Eurosh.

Nga libri i Falcianit, që është shkruar në bashkëpunim me Angelo Mincuzzi, del qartë se si “njerëzit e artë” të Hsbc janë shantazhuar për të imponuar politikat e shtrëngimit të vendosura në Bruksel. Pikërisht ky fat i takoi Greqisë. Duke shfrytëzuar dijeninë për llogaritë e të ëmës, Sarkozy arriti t’i imponojë Papandreut masat shkatërrimtare të Trojkës. Më tej, në libër thuhet se “sic kishte ndodhur edhe në SHBA, lista e Hsbc u përdor si armë shantazhi dhe mall këmbimi. Në Greqi lista u zhduk… Në Greqi, ashtu si edhe gjetkë nuk nisi asnjëherë formalisht një hetim zyrtar”. Por grekëve u mbetën politikat e shtrëngimit të Trojkës. Aq sa zbulimet e Falcianit rrezikojnë të hedhin në erë dialogun që ka nisur mes qeverisë së Tsiprasit dhe Bashkimit Europian. Pikërisht nesë Eurogrupi do të vendosë për fatin e Greqisë. Sigurisht, premisat nuk janë ndër më të mirat.

Në intervistën për Il Sole 24 Ore Falciani siguron “se nuk kamarrë fund me kaq”.
“Ne kemi provat për skandale të tjerë – kërcënon ai – do të jenë të përfshira edhe të tjera banka. Ne jemi në kontakt me persona që kanë ofruar prova për skandale të tjerë që do të bëhen publike dhe që kanë të bëjnë me fushën bankare – ka shpjeguar ai – po punojmë me sindikatat franceze, me disa vende afrikanë dhe me autoritetet belge”. Objektivi është “krijimi i një rrjeti ndërkombëtar që përfshin edhe Spanjën”./Il Giornale/

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button