Histori

Saturni: Ngjitja dhe rënia e një Perëndie

Saturni ishte perëndia e të mbjellave, bujqësisë dhe të korrave për Romakët e lashtë. Ai lidhej ngushtë me Titanin grek Kronos, i cili ishte përzënë nga Olimpi prej Zeusit. Sipas mitologjisë romake, Saturni vazhdoi një jetë më të qetë si sundues i Latiumit, rajonit ku u themelua Roma, duke u mësuar banorëve vendas artin e kultivimit të tokës.

Megjithëse u rrëzua nga i biri, Jupiteri (ngjashëm me mënyrën se si Zeusi rrëzoi Kronosin në mitologjinë greke), Saturni ruajti rëndësinë e tij në panteonin romak. Lidhja e tij me bujqësinë e bënte simbol të begatisë dhe gjendjes së mirë të shtetit. Për Romakët, themelimi i Latiumit nga Saturni shënonte një epokë të artë, duke shtuar respektin ndaj tij.

Pavarësisht nga fakti që në mite ai gëlltiste fëmijët e tij për të shmangur rrëzimin prej tyre, Romakët e lidhën Saturnin me paqen dhe barazinë, veçanërisht në marrëdhëniet e tij me njerëzit. Kjo përfaqësim e tij ndihmoi në ruajtjen e një simbolike pozitive dhe të fuqishme për këtë perëndi në kulturën romake. / bota.al

Back to top button