Bota

“Sauditët kishin dijeni për planin e rrëzimit të Air Force One”

Akuza e terroristit të 11 shtatorit, Zakarija Musavi, i dënuar për atentatet e Nju Jorkut: “Sauditët financonin Al Kaedën në fundin e viteve nëntëdhjetë”. Përgënjeshtrim i menjëhershëm nga ana e arabëve

Screen Shot 2015-02-04 at 19.56.24

Zbulime të rinj dhe shqetësues kanë dalë gjatë marrjes në pyetje të Zakarija Musavit, terroristi i dënuar se ka marrë pjesë, bashkë me të tjerë, në atentatet terroristë të 11 shtatorit. Sipas zbulimeve të Musavit, të nxjerrë edhe nga Nju Jork Tajms, personazhe të rëndësishëm sauditë kanë financuar veprimtarinë e Al Kaedës në vitet para 11 shtatorit si dhe kanë diskutuar një plan për të rrëzuar Air Force One gjatë presidencës së Bill Klintonit.
Deklaratat e Musavit, të përgënjeshtruara menjëherë nga ana e sauditëve, përmbahen në një dokument që është filtruar nga burgu i sigurisë së lartë ku mbahet aktualisht, pas vendimit që e ka dënuar me burgim të përjetshëm për faktin që ka marrë pjesë në planin që solli shkatërrimin e Kullave Binjake. Musavi ka pohuar gjithashtu se eksponentë të lartë të familjes mbretërore saudite kanë mbështetur financiarisht Al Kaedën në fundin e viteve ’90: shumë pak kohë para se të ndodhnin sulmet kundër SHBA.
Musavi, shkruan e përditshmja britanike The Independent thotë se ka diskutuar edhe mundësinë e rrëzimit të avionit presidencial të Bill Clintonit me një raketë Stinger, bashkë me një anëtar të stafit të ambasadës saudite në Uashington. Akuza shumë të rënda, që megjithatë janë hedhur poshtë nga të interesuarit. Në një deklaratë me të cilën përgënjeshtronte akuzat e Musavit, një zëdhënës i ambasadës saudite ka përsëritur se “nuk ka asnjë provë” të një përfshirjeje të tyre në sulme. “Sulmet e 11 shtatorit janë ndër krimet më të hetuar të historisë dhe nuk është shfaqur asnjëherë, asnjë tregues që të lërë të mendojë për një përgjegjësi tonën”.
“Musavi është një person i trazuar – vazhdojnë sauditët. Vetë avoketërit e tij kanë deklaruar se është i paqëndrueshëm mendërisht. Kështu që fjalët e tij janë të pabesueshme”. Duhet kujtuar gjithashtu se një komision zyrtar i hetimit të 11 shtatorit nuk ka gjetur asnjëherë prova të përfshirjes ndonjë qeverie përvec asaj të talebanëve, në përgatitjen e atentateve në Nju Jork.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button