Histori

Schrödinger-i dhe macja e tij e famshme

Erwin Schrödinger (12 gusht 1887–4 janar 1961) konsiderohet së bashku me Heizenbergun babai i mekanikës kuantike edhe pse njhet më shumë për gjurmën e tij në kulturën popullore, sesa për kontributin në shkencë dhe për të cilën fitoi çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1933. Schrödinger zhvilloi në vitin 1925 ekuacionin që mban edhe sot emrin e tij, i cili shpjegon matematikisht botën e grimcave më të vogla sesa atomi, ligjet e të cilave duken larg nga realiteti ynë, bota nënatomike. Fizikanti spanjoll, Manuel Lozano Leyva pohon se është ekuacioni më i bukur dhe më i thellë në histori. Erwin Schrödinger ishte kundër antisemitizmit të nazistëve dhe kjo e detyroi ta braktiste postin e tij në Gjermani. Universiteti i Oksfordit e priti në fillim me krahëhapur, por nuk e gëlltiti faktin se në jetën personale ai ishte pak tradicionalist; jetonte në të njëjtën shtëpi me gruan Annemarie dhe me dashnoren Hilde March me të cilën pati asokohe edhe një vajzë. Me ato të treja filloi një rrugëtim nëpër universitetet e Amerikës, Skocisë dhe Austrisë dhe ishte në atë kohë në 1935, pas një letërkëmbimi me Albert Ajnshtajnin, që ideoi eksperimentin e tij të njohur mendor; macja e Schrödinger-it me të cilën kërkonte të ilustronte një problem të aplikimit të teorisë kuantike në jetën tonë të përditshme, me pak fjalë krijon një situatë, në të cilën macja do të ishte e gjallë dhe e ngordhur në të njëjtën kohë. Kjo gjendje njihet si quantum superposition.  Macja e Schrödinger-it la vend për shumë interpretime fizike dhe filozofike, të cilat nuk kishin të bënin shumë me qëllimet e autorit.

Brenda fushës së gjenetikës.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, Schrödinger dhe Hilde March u vendosën më në fund të Dublin, ku në shkurt 1943 ai mbajti një cikël konferencash që ndryshoi mënyrën e studimit të biologjisë. Schrödinger-i donte të vëzhgonte dukurinë e jetës nga pikëpamja e fizikës duke u përqendruar në fushën e gjenetikës.  Ndoshta aspekti më i panjohur i Schrödinger-it nga trashëgimia e tij shkencore është se ishte fizikanti që frymëzoi një revolucion në biologjinë gjenetike, duke i paraprirë ideve të rëndësishme si ekzistenca e një kodi gjenetik, 10 vite më parë se zbulimi nga ana e Watson dhe Crick të kodit gjenetik, ADN-së. Njihej si ADN, qysh prej 1869, por jo struktura, as edhe roli në trashëgiminë gjenetike. Biologët kishin dekada që kërkonin materiale gjenetike dhe Schrödinger-i e pa qartë; duhej të ndodhej në një molekulë komplekse, struktura molekulare e së cilës ruante informacionin gjenetik në një lloj kodi që përcaktonte zhvillimin dhe funksionimin e çdo qenieje të gjallë. Në librin “Çfarë është jeta?” (1944) përmbledh të gjitha koferencat e tij, të gjitha mendimet në fushën biologjike që u konsideruan frymëzim i madh për gjenetistët e parë, James Watson dhe Francis Crick, të cilët do të zbulonin më vonë strukturën e ADN-së (1953). Në vitet e fundit të karrierës së tij shkencore u përqendrua në zhvilimin e një teorie të fushës së unifikuar, ashtu si shoku i tij Heizenbergu. Të dy do të “takoheshin” në kërkimin e asaj “teorie të përgjithshme” për të unifikuar gravitetin, elektromagnetizmin dhe forcat bërthamore. Të dy besuan se e kishin arritur, secili më vete dhe e njoftuan shumë shpejt. Të dy fizikantët dështuan në këtë unifikim që sot mbetet një nga sfidat pezull të fizikës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button