Ekonomi

Se në ç’gjendje është ekonomia e Greqisë, asgjë nuk e tregon më mirë se këta grafikë

Screen Shot 2015-02-18 at 19.26.40Pas bisedimeve të dështuara të hënën, Greqia mund të rikthehet në tryezë me kredidhënësit e saj, tani që është gati të kërkojë një zgjatje të marrëveshjes aktuale të huamarrjes. Kështu që, kushedi, mund të arrijë një marrëveshje për të shmangur një katastrofë të afërt financiare, para fundit të javës. Ose ndoshta Athina dhe BE do ta zvarrisin këtë situatë deri kur marrëveshja e shpëtimit të skadojë në fund të muajit.
Por ndërkohë që shpaloset kjo histori, ia vlen të mbahet parasysh fakti që qëndron prapa gjithë kësaj drame, që ndonjëherë humbet në mesin e gjithë lajmeve të ditës: ekonomia e Greqisë ka vuajtur si asnjë ekonomi tjetër e Europës që kur nisi kriza e kontinentit. Më poshtë janë tre grafikë që ilustrojnë më së miri shkallën e krizës.
Që nga fillimi i vitit 2008, Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) / ose GDP i Greqisë është tkurrur me më shumë se një të katërtën. Ndërkohë që vendet e tjerë të eurozonës janë ende duke marrë veten nga kriza, ekonomitë e tyre nuk vuajtën kaq shumë. Për shembull në Italinë në stanjacion, GDP ka rënë me afro 10%.

greece_v_europe

Greqia krahasuar me Europen. (GDP qe nga fillimi i krizes, indeksuar me baze 2008-en. Burimi: OECD)


Atëherë cila do të ishte një analogji e përshtatshme historike për problemet e Greqisë? Edhe The Economist, edhe The Washington Post kanë ofruar si krahasim Depresionin e Madh në Amerikë. Ndonëse, pas shtatë vitesh mjerim, SHBA kishte hyrë shumë më tepër në rrugën e rimëkëmbjes, se sa Greqia sot.

Depresioni grek

Depresioni i Greqise krahasuar me Depresionin e Madh (GDP ne kohe indeksuar qe me fillimin e krizes)


Në fakt, ekonomia e Greqisë është në gjendje kaq të keqe saqë, sic ka shkruajtur Paul Krugman tek New York Times, ajo duket pothuajse sikur sapo ka humbur një luftë. Dëmi që ka shkaktuar recesioni ka qenë po aq i rëndë sa kolapsi që vuajti Gjermania pasi u mund në Luftën e Parë Botërore. Krugman thotë më tej se nuk ka fare kuptim që Gjermania dhe BE t’i kërkojnë Greqisë programe shtrëngimi dhe arritje tepricash buxhetore në këtë moment, pikërisht ashtu si nuk kishte pikë kuptimi që aleatët i kërkuan Gjermanisë dëmshpërblime pas luftës, në një kohë që Republika e Veimarit ishte e zhytur në krizë.

modern greece

Greqia moderne krahasuar me Gjermanine e pasluftes


Ndërkohë që Greqia doli zyrtarisht nga recesioni në vitin 2014, ekonomia e saj pësoi një tkurrje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit. Ndërprerja e paketës së shpëtimit, që i ka bërë shumë grekë të rendin drejt bankave për të tërhequr paratë, mund të heqë edhe disa pikë nga rritja ekonomike. Por nëse në fund qeveria greke do të arrijë të ketë një program shpëtimi më pak ndëshkues, atëherë ndoshta përpjekja do ia ketë vlejtur./Slate/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button