Motivuese

“Secili nga ne është në gjendje të shndrijë si një xixëllonjë, për veten dhe për të tjerët”.

Herë pas herë ne ju sjellim në vëmendje mite, fabula, apo histori të shkurtra, pasi japin një mesazh me vlerë për këdo nga ne. Njësoj është edhe fabula më poshtë, e cila trajton historinë e njëgjarpri dhe të një xixëllonje, me autore, shkrimtaren italiane Mara Nini Façi.

“Siç e thotë legjenda, një gjarpër ndiqte vazhdimisht njëxixëllonjë për ta gllabëruar. Kjo histori vazhdonte prej ditësh, derisa në një moment xixëllonja u lodh dhe e ndali rrugëtimin e saj. U ndal përpara gjarprit dhe e pyeti: “A mund të të bëj tri pyetje?”.
Gjarpri iu përgjigj: “Edhe pse nuk jam mësuar t’i përgjigjem askujt, mund të m’i bësh pyetjet që ke. Në fund të fundit, kam për të të ngrënë”.

– “Pyetja numër një: A i përkas unë gjallesave, me të cilat ti ushqehesh?”, – e pyeti xixëllonja.
– “Jo”, – iu përgjigj gjarpri.
– “Pyetja numër dy: Të kam bërë ndonjë gjë të keqe?”, – e pyeti sërish xixëllonja.
– “Jo, asnjë”, – ia ktheu gjarpri sërish.
– “Pyetja numër tre: Nëse nuk të kam bërë keq, pse dëshiron tëmë hash?”, – e pyeti ajo e habitur.
– “Sepse nuk duroj dot të të shoh teksa shndrin”,  i tha ai”.

Besoj se të gjithë e kuptoni moralin apo mesazhin e kësaj historie. Nuk duhet asnjëherë ta harrojmë, si dhe duhet ta kujtojmë përherë se çdokush nga ne e ka një dhunti. Secili nga ne është në gjendje të shndrijë si një xixëllonjë, për veten dhe sidomos për të tjerët. Do të ekzistojnë përherë ata si gjarpri (përfaqësuesit e së keqes dhe zilisë), të cilët do të përpiqen t’ia zbehin ndriçimin të tjerëve. E rëndësishme është të mos u kushtojmë rëndësi, por të vazhdojmë planet tona siç i mendojmëmë mirë, pa u demoralizuar nga fjalët apo veprimet e të tjerëve.

Back to top button