Horizonti.al

Sekretet e errëta të Perandorisë Osmane: “Kafazi”

Screen Shot 2016-07-14 at 13.44.35Politika e vëllavrasjes në Perandorinë Osmane nuk ishte popullore mes publikut apo klerit, dhe ajo u braktis në heshtje kur Ahmedi I vdiq papritmas në vitin 1617. Në vend të kësaj, trashëgimtarët e mundshëm për fronin u mbyllën në Pallatin Topkapi në Stamboll, në apartamente që njiheshin si kafazet. Një princ i Perandorisë Osmane mund të kalonte tërë jetën e tij i burgosur në kafaz, i monitoruar vazhdimisht nga rojet.

Burgimi ishte zakonisht luksoz, por i zbatuar në mënyrë rigoroze, dhe shumë princa u çmendën nga mërzia ose u bënë të varur nga alkooli. Kur një sulltan i ri shkonte në Portën e Lumturisë për të marrë besnikërinë e vezirëve, kjo mund të ishte hera e parë që ai dilte jashtë, pas disa dekadash, gjë e cila nuk ishte përgatitja ideale për një sundimtar.

Kërcënimi i ekzekutimit ishte konstant. Në vitin 1621, Myftiu i Madh refuzoi të lejojë Osmanin II që të mbyste vëllanë e tij. Por kryegjykatësi i Ballkanit nxitoi për të dhënë një kundëropinion, dhe princi u mbyt gjithësesi. Vetë Osmani u përmbys më pas nga ushtria, të cilës iu desh më pas që të nxjerrë vëllain e tij të mbijetuar nga kafazi, duke hequr çatinë dhe duke e ngritur me një litar. I gjori kishte ndejtur dy ditë pa ushqim apo ujë dhe ndoshta ishte shumë i çmendur,për të vënë re se ishte bërë sulltan./bota.al

Leave a Reply

Back to top button