Qeveria osmane mbante mbishtet mbi jetën dhe vdekjen banorëve të perandorisë, dhe ajo nuk kishte frikë ta përdorte atë. Gjykata e parë e Pallatit Topkapi, ku mblidheshin peticionistët dhe vizitorët, ishte një vend i tmerrshëm. Aty spikasnin dy shtylla ku ekspozoheshin kokat e prera dhe një burim i veçantë vetëm për ekzekutuesit, që të lanin duart.
Gjatë spastrimeve periodike në pallat, gjuhët e njerëzve bëheshin pirg, ndërsa një top i veçantë ushtonte, çdo herë një trup hidhej në det. Osmanët as nuk e morën mundimin që të krijonin një trupë xhelatësh. Në vend të kësaj, kjo detyrë u ra kopshtarëve të pallatit, të cilët e ndanin kohën e tyre, mes vrasjeve dhe krijimit të shumë prej luleve të bukura, që ne njohim sot.
Shumicës së viktimave të tyre thjeshtë u prihej koka. Por ishte e ndaluar që të derdhej gjaku i familjes mbretërore dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, kështu që ata mbyteshin në vend. Si rezultat, kryekopshtari ishte gjithmonë një njeri trupmadh, muskuloz, i aftë për të mbytur një vezir për vdekje me të marrë njoftimin. Në ditët e para të perandorisë, zyrtarët e sulltanit krenoheshin me bindjen e tyre ndaj tekave të tij, dhe ishte e zakonshme që ata të përballeshin qetë-qetë me ekzekutimin.
Veziri i famshëm, Kara Mustafai, ishte shumë i respektuar për shkak se e përshëndeti ekzekutuesin e tij me një “Ashtu qoftë!” të përulur”. Më pas, u ul në gjunjë që ai t’i vendoste telin përreth qafës. Por në vitet e mëvonshme, standardet ranë. Në fakt, guvernatorin e shekullit të 19-Ali Pashës, i cili luftoi aq shumë kundër njerëzve të Sulltanit, e vranë me plumba nga poshtë dyshemesë së shtëpisë së tij./bota.al