Horizonti.al

Sekretet e errëta të Perandorisë otomane: Gara e vdekjes

Screen Shot 2016-07-18 at 08.40.39

Në Perandorinë osmane, kishte një mënyrë për një zyrtar besnik, që t’i shpëtonte zemërimit të sulltanit. Duke filluar në fund të shekullit të 18-të, u bë zakon që një vezir i madh i dënuar, mund t’i shpëtonte fatit tragjik, duke mundur një kopshtar në një garë nëpër kopshtet e pallatit.

Zyrtari thirrej në një takim me krye-kopshtarin dhe pas shkëmbimit të përshëndetjeve, vezirit do t’i dorëzohej një gotë sherbet e mbuluar me akull. Në qoftë se ajo ishte e bardhë, sulltani i kishte ofruar atij edhe një shans. Në qoftë se ajo ishte e kuqe, ai do të ekzekutohej. Sapo shihte sherbetin, veziri duhej të niste vrapin me sprint.

Ai vraponte nëpër kopshtet e pallatit, nëpër hijet e selvive dhe reshtave me tulipanë, i ndjekur nga sytë e fshehur prapa portave dhe dritareve të haremit. Gara përfundonte tek Porta e Tregut të Peshkut në anën tjetër të pallatit. Nëse veziri mbërrinte tek porta përpara kryekopshtarit, ai thjeshtë dërgohej në mërgim.

Por kryekopshtari ishte më i ri dhe më i fortë, dhe zakonisht ndodhte që ai e priste me litarin e tij të mëndafshtë. Kështu që, shumë pak vezirë ia dolën, duke përfshirë Haxhi Sali Pashën, veziri i fundit që u përball me garën e vdekjes. Ai u përgëzua dhe më pas u bë guvernator province. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button