Horizonti.al

Sekretet e errëta të Perandorisë otomane: Masakrat

Screen Shot 2016-07-21 at 15.11.38

Në tërësi, osmanët ishin një perandori tolerante. Përveç devsirmes, ata nuk bënë asnjë përpjekje të vërtetë për të konvertuar subjektet e tyre jo-muslimanë dhe mirëpritën hebrenjtë me krahë hapur, pasi u përzunë nga Spanja. Ata kurrë nuk diskriminuan popujt e nënshtruar dhe perandoria u drejtua praktikisht nga shqiptarët dhe grekët.

Por kur Osmanët vetë ndiheshin të kërcënuar, ata mund të bëheshin shumë të egër. Sulltan Selimi, për shembull, ishte shumë i alarmuar nga shiitët, të cilët mohonin autoritetin e tij si mbrojtës i Islamit dhe mund të ishin agjentë të dyfishtë për Persinë. Si rezultat, ai marshoi nëpër lindje të perandorisë, theri së paku 40,000 shiitë dhe dëboi shumë të tjerë nga shtëpitë e tyre.

Teksa perandoria nisi të bjerë, ajo humbi shumë nga toleranca e dikurshme, duke e rritur gjithnjë e më shumë egërsinë ndaj minoriteteve. Në shekullin e 19-të, masakrat u bënë gjithnjë e më të zakonshme. Kjo arriti kulmin e në vitin 1915, kur perandoria, vetëm dy vjet para kolapsit, orkestroi masakrën e më shumë se 75 për qind të popullsisë armene. Rreth 1,5 milionë njerëz vdiqën gjatë gjenocidit armen, një mizori që Turqia ende refuzon ta njohë plotësisht./bota.al

Leave a Reply

Back to top button