Horizonti.al

Sekretet e errëta të perandorisë otomane: Skllevërit

Screen Shot 2016-07-21 at 14.47.23

Edhe pse devsirme (haraçi) kishte marrë fund nga shekulli i 17, skllavëria mbeti një tipar kyç i sistemit osman deri në fund të shekullit të 19-të. Me kalimin e kohës, shumica e skllevërve vinin nga Afrika apo nga Kaukazi (çerkezët çmoheshin në veçanti), ndërsa Tartarët e Krimesë siguruar ofronin një prurje të qëndrueshme rusësh, ukrainasish dhe polakësh.

Myslimanët nuk mund të robëroheshin me ligj, por ky rregull u harrua në heshtje kur prurjet e jomuslimanëve shteruan. Në librin e tij Raca dhe Skllavëria në Lindjen e Mesme, studiuesi Bernard Leuis argumentoi se skllavëria e islamikëve u zhvillua e pavarur nga skllavëria perëndimore dhe për këtë arsye kishte një numër dallimesh të rëndësishme. Për shembull, ishte disi më e lehtë për skllevërit osmanë që të fitonin lirinë e tyre, ose të arrinin pozicione pushteti.

Apologjetët otomanë dëshirojnë gjithashtu të pretendojnë se kjo ishte më pak raciste, skllevërit e bardhë dhe zezakë trajtoheshin njësoj, një pretendim që hidhet poshtë disi nga shkrimet e atyre që kanë jetuar nën perandorinë otomane.

Por nuk ka asnjë dyshim se skllavëria osmane ishte një sistem tepër brutal. Miliona njerëz vdiqën në sulmet e skllevërve ose punuan deri në vdekje në fusha. Kjo, pa folur për sistemin e kastrimit që përdorej ndaj eunukëve. Si e thotë Leuis, osmanët importuan miliona skllevër nga Afrika, por shumë pak njerëz me prejardhje afrikane mbeten në Turqinë moderne sot. Edhe kjo flet shumë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button