KGB ishte e njohur për mbështetjen dhe financimin e organizatave të ndryshme terroriste, me qëllim destabilizimin e vendeve të tjerë.
Ata ofruan stërvitje në fshehtësi, armë dhe financime për Organizatën e Clirimit të Palestinës, një grup i cili, vetëm gjatë vitit 1962, kreu 82 rrëmbime avionësh në të gjithë botën.
Në fakt, mbështetja e KGB-së për këto lloj veprimesh ishte kaq e madhe, saqë kreu i shërbimit të jashtëm të saj, Aleksandr Sakharovsky, shkoi aq larg sa të thotë që “rrëmbimet e avionëve janë një ide e imja”.
KGB furnizoi gjithashtu me një sasi të madhe automatikësh, pistoletash dhe municioni Ushtrinë Republikane Irlandeze (IRA) në vitin 1972, për t’i ndihmuar ata në vënien në zbatim të disa prej akteve më të tmerrshëm të terrorizmit në Irlandën Veriore, që shkaktuan vdekjen e 3600 personave.
Besohet se KGB veproi kështu për ta nxitur IRA-n që ta kthente Irlandën në një shtet komunist. /bota.al