Horizonti.al

Sekretet e trenit jeshil

Është një traditë familjare. Gjyshi i tij, Kim Il Sung, babai i tij, Kim Jong Il- e kishin përdorur për të udhëtuar jashtë vendi. Tani edhe Kim Jong Un e përdori për të shkuar deri në Pekin. Është një tren i blinduar  me 21 vagonë në ngjyrë jeshile. Siguria e liderit suprem është më e rëndësishme dhe shoqërohet me një ndjenjë frike për jetën e vet. Kjo është arsyeja sepse dritaret janë të polarizuara, askush nuk mund të shohë nga jashtë. Treni përgjatë dekadave ka qenë një mister. Askush nuk di se çfarë ndodh brenda, as se si janë komoditetet. Tani një pjesë e këtij informacioni ka rrjedhur. Sa herë që i duhet të lëvizë, prej kohësh nuk e bën. Përpos personelit edhe dy trena të tjerë vihen në lëvizje. I pari është i sigurisë. 1000 njerëz ngarkohen me këtë punë që gjithçka të jetë gati për liderin. Nëse shihni në qiell, përveç trenit që ecën përpara do të shihni helikopterë dhe avionë që e ndjekin prej së largu. Në trenin e tretë udhëtojnë truprojat shtesë, mjetet e nevojshme për shefin komunist dhe stafi që është i shumtë. Sipas informatave dhe dëshmive përgjatë viteve, çdo vagon është i blinduar. Kjo mënyrë provokon një kundrapeshë në strukturë duke penguar që të arrijë shpejtësi të mëdha. Maksimalisht arrin në 60 km/orë.

Frika e liderit suprem arriti në nivele të pazakonta. Ndërtuan 20 stacione për diktatorin në të gjithë Korenë dhe janë të gjitha për të. Askush nuk i përdor këto instalacione që kontrollohen centimetër për centimetër para se të përdoren. Në një nga vagonët Kim Jong Un ka një sallë për koferenca me një tavolinë të madhe ku pret bashkëpunëtorët. Ka një bar-vagon, nëse diktatori kërkon t’i ofrojë kabiteti të tij një banket luksi si ai që u prit në Pekin me shefin kinez. Si masa sigurie dihet se diktatorët koreano – veriorë marrin mjetet e veta të transportit në mënyrë që të mbërrijnë në vendet e tyre të origjinës. Për këtë automjetet janë të blinduara dhe të industrisë gjermane, Mercedes Benz, pasi konsiderohen më të besueshmit. Gjatë udhëtimeve të tij në tren çdo kapriço e tij plotësohet, kështu që nëse do ushqim rus, mund ta ketë, nëse pretendon ndonjë gjë kineze edhe këtë, nëse kërkon kuzhinën japoneze ose franceze ka shef të specializuar dhe përbërësit e nevojshëm.

Sipas Konstantin Pulikovsky, ish funksionar rus që kaloi ca kohë  në vagon me Kim Jong Il në vitin 2011 urdhëri ishte që kur të kalohej Siberia të kishte gaforre të gjalla. Vera franceze shoqëronte të gjitha ushqimet, ishte me litra. Më pas kishte kohë për të fjetur. Kim Jong Un i ruan këto zakone, por ka shtuar diçka të veçantë, shampanjë Cristal dhe konjak Hennessy. Nëse diktatori mërzitet me një ekuipazh të shumtë në dispozicion janë edhe damat, balerinat që dëfrejnë burrat që mbajnë Korenë të izoluar qysh prej viteve 50. Këto gra këndojnë në rusisht ose koreanisht. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button