Horizonti.al

Sekreti i këngës së dunave

Screen Shot 2016-08-24 at 16.44.02Një studim ekzaminon tingujt e “maleve” të rërës

Dunat “këngëtare” – që nxjerrin tinguj si fërshëllima – janë vizituar nga turistët në vende të ndryshme nëpër botë. Dhe gjithashtu magjepsin shkencëtarët, të interesuar për të kuptuar mekanizmat me të cilat rrëshqitja e kokrrizave të rërës, prodhon tingujt. Të fundit hulumtues ishin shkencëtarë amerikanë, të udhëhequr nga Nathalie Vriend, që ka analizuar dunat e Eurekas dhe Dumontit, në Kaliforni, duke përdorur rreth pesëdhjetë gjeofonë – sensorë që zbulojnë valët sizmike – dhe radarë.

Ata panë se dunat zanore kanë një shtresë një metër e gjysmë mbi një masë rëre të lagësht. Kur kokrrat e rërës rrëshkasin poshtë nga duna, prodhojnë valët e zërit: disa, me frekuenca të caktuara, “fryhen” në shtresën sipërfaqësore të thatë dhe amplifikohen. Praktikisht, shtresa sillet si instrument muzikor. Dhe duna “këndon”, me një tingull të zymtë. Tinguj të ndryshëm korrespondojnë me lloje të ndryshme valësh transmetuese. Dhe ekipi gjeti se klima ideale për fenomenin është ajo e nxehtë dhe e thatë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button