Magazine

Selena Gomez shpërthen: “Unë dua të shoh zemrat tuaja dhe jo trupat tuaj në Instagram”

Selena Gomez është personi më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, tashmë prej shumë kohësh. Është e pamundur të shohësh postime të saj pa arritur miliona pëlqime, shikime, apo komente. Ajo e ka shfrytëzuar atë platformë për shumë qëllime, që nga promovimet e këngëve, videoklipeve apo serialit të saj “13 reasons why”, e deri tek shfrytëzimi për reklama, nga të cilat thuhet se fiton shifra tepër të majme. Ndërkohë, në një pjesë të vogël të postimeve të Selenës, mund të shohim edhe detaje nga jeta personale, apo ajo familjare e saj. Së fundmi, gjatë fjalimit në “American Music Awards”, ajo u shpreh pak për jetën e saj, por nuk la pa përmendur edhe rëndësinë se pse duhen përdorur rrjetet sociale.

Është bërë e udhës tashmë që secili dëshiron të postojë gjërat më të bukura dhe më të shtrenjta në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Askush nuk shkruan më për ato që ndjen, apo për situatat që është duke kaluar, duke i lënë të tjerët të nënkuptojnë se jeta e tij/saj është perfekte, kur në të vërtetë nuk është kështu. Fjalimi i saj gjatë fitores së çmimit për artisten më të mirë “Pop/Rock” ishte :

“Faleminderit shumë për këtë çmim! Në vitin 2014 kjo ka qenë skena e vetme, në të cilën unë u tregova 100% e sinqertë me secilin nga ju. Mendoj se mund ta them me siguri se shumë nga ju dinë mjaftueshëm për jetën time.

Erdhi një moment kur unë duhet të ndalesha. Kisha gjithçka, por isha tepër e thyer përbrenda. E mbaja çdo gjë përbrenda vetëm për të mos ju zhgënjyer, por u mblodhën aq shumë gjëra, saqë ndieja sikur kisha arritur fundin.

Unë nuk dua të shoh trupat tuaj në Instagram. Unë dua të shoh çfarë keni në zemrën tuaj. Nuk po përpiqem të marr vlerësime, sepse nuk më duhen më. Gjithçka që mund të them nga thellësia e zemrës sime, është që jam shumë e lumtur që kam mundësinë të shpërndaj gjërat që dua çdo ditë me njerëzit që dua. Për këtë arsye duhet t’i përdorni edhe ju rrjetet sociale.

Dua t’ju falenderoj edhe një herë shumë, sidomos fansat e mi për faktin që jeni shumë besnikë, dhe nuk e di çfarë kam bërë për t’ju merituar juve. Nëse ju ndiheni të thyer përbrenda, nuk keni pse të qëndroni më ashtu. Duhet të dini vetëm diçka, unë dua t’ia di për ju. Unë shqetësohem për ju”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button