Horizonti.al

Sëmundja e malaries, kontribuoi në rënien e Romës së lashtë

Seria: Zbulimet tronditëse nga analizimi i AND-së së lashtë

Studiuesit kanë dyshuar gjithmonë, se malaria ka ndihmuar në rënien e Romës së lashtë. Megjithatë, ata tani e kanë të konfirmuar, se kjo sëmundje e preku vërtet Romën e lashtë, dhe ndikoi në shembjen e perandorisë së famshme. Shkencëtarët e bënë këtë zbulim në vitin 2011, kur analizuan eshtrat e 47 foshnjave dhe të vegjëlve, të gjetura në një vilë të lashtë romake në Lugnano të Italisë.

Fëmija më i madh ishte vetëm tre vjeç. Të gjithë kishin vdekur, dhe ishin varrosur në të njëjtën kohë. Më shumë se gjysma vdiqën, që para se të lindnin. Ata ishin viktima të njërës prej sëmundjeve malarike që rrënuan Romën e lashtë, dhe i penguan ndaluan fermerët të shkojnë në fermat e tyre. Megjithatë, më e goditura ishte ushtria , e cila nuk mund të kishte mjaftueshëm ushtarë për të penguar depërtimin e pushtuesve të huaj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button