Horizonti.al

Sensi i humorit ndihmon të jetosh më gjatë?

Kush di të rrokë anën më qesharake të gjërave është jo vetëm më i hareshëm, por jeton edhe më gjatë. Gratë me sens humori vdesin më pak prej sëmundjeve kardiovaskulare (rreziku bie me 73%) dhe infeksionet (-83%), ndërkohë që burrat shakaxhinj mbrohen vetëm nga këto të fundit (74%).

Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin norvegjez të shkencës dhe teknologjisë në Trondheim, ku janë vëzhguar 55 556 persona për 15 vite.

Aftësia për të qeshur në situata të ndryshme redukton stresin dhe inflamacionet, që dëmtojnë mbrojtjet tona. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button