Analiza

HENDEKU I NDJESHMERISE / Përse na “dhemb” më shumë Parisi, se sa Beiruti?

Lebanese army soldiers secure the area as Lebanese and Hezbollah flags are erected at the site of the two explosions that occured on Thursday in the southern suburbs of the Lebanese capital Beirut, November 13, 2015. REUTERS/Aziz Taher - RTS6SIG

Përse sulmet në Francë, kanë marrë më shumë vëmendje se sa bombat në Liban?

DAVID A. GRAHAM

Disa orë përpara kasaphanës së Parisit të premten, dy kamikazë tronditën një lagje dyqanesh për klasën punëtore në Beirut. ISIS-i mori përsipër përgjegjësinë për shpërthimet, që shkaktuan 43 të vdekur dhe qindra të lënduar, në atentatin më të rëndë me bombë që ka goditur qytetin, prej një çerek shekulli. Më pas ndodhën sulmet e ISIS-it në Francë, që shumë shpejt morën pjesën më të madhe të vëmendjes, e cila mund t’i ishte kushtuar edhe Libanit.

Eshtë bërë një model i parashikueshëm: Një akt dhune në botë, lë në hije një tjetër akt dhune, tën gjashëm me të, duke shkaktuar një reagim ndaj këtij çekuilibri mes ngjarjeve, në ekzaminim, simpati dhe dhimbje. Por parashikueshmëria nuk e bën më pak shqetësues modelin. Sa herë që ka një sulm të madh terrorist në nëj qytet amerikan apo europian – Nju Jork, Madrid, Londër, Paris, përsëri Paris – ai kap vëmendjen dhe shqetësimin e amerikanëve dhe europianëve, në një mënyrë që, masakrat në vende të tjerë, nuk e kapin dot. Rrallëherë ngjarjet janë kaq të njëkohshme, duke ofruar një krahasim të qartë, si në rastine  atentateve në Beirut dhe kasaphanës në Paris.

Shumë artikuj në Internet kërkojnë të dihet, përse sulmet në Beirut janë injoruar. Libanezët janë ankuar për këtë dallim. Shumë njerëz pyesin, përse Facebooku nuk lejoi shumë njerëz në Liban që të bënin “check in” se ishin të sigurtë në rrjetin social, ashtu siç bëri për ata që ndodheshin në Paris.

Një shpjegim i mundshëm është i thjeshtë: Ka patur tre herëm ë shumë të vdekur në Paris, se sa në Beirut. Përtej kësaj, ka një sërë arsyesh të tjera, shpesh të ndërthurura. Ndoshta kryesorja është familjariteti. Ka shumë më tepër gjasa që amerikanët të kenë qenë në Paris, se sa në Beirut – ose në Kairo, ose Nairobi, ose në një numër qytetesh të tjerë që kanë përjetuar sulme të përgjakshëm. Edhe nëse nuk kanë udhëtuar vetë në kryeqytetin francez, ata kanë parë me qindra filma dhe serialë televizivë me ngjarje që ndodhin atje, dhe mund të sjellin menjëherë në mendje emrat e vendeve. Parisi, në veçanti, është simboli i një lloj kulture të lartë. Ashtu sikurse një ndodhi në qytetin tënd të godet më shumë, se sa kur e njëjta gjë ndodh dy qytete më tutje, edhe amerikani i zakonshëm ka më shumë gjasa të lidhet me dhunën në Paris, se sa me pjesë të tjera të botës. Por ka edhe një komponent shqetësues fisnor, apo racor, në këtë faktor të familjaritetit: Njerëzit priren të ngrenë kokën lart, kur shohin vetveten tek viktimat.

Shumë lidhje ka edhe dallimi në pritshmëri. Në janar, Matt Schiavenza argumentonte tek The Atlantic se një dallim i dukshëm mes masakrës tek Charlie Hebdo në Paris dhe atentateve kamikazë nga një 10-vjeçar në Nigeri, ishte se Franca nuk është një vend me një qeveri të dështuar dhe konflikt kronik. Si rezultat, sulmet atje janë më tronditës.

Shumë amerikanë, dëgjojnë fjalën Paris dhe mendojnë për Kullën Eifel; dëgjojnë fjalën Beirut, dhe menjëherë e lidhin me luftën. Megjithatë, siç shkruan Nju Jork Tajms, kjo është një përshtypje e dalë mode tashmë: “Ndërkohë që Beiruti ishte dikur sinonim i dhunës, gjatë luftës civile një brez më parë, këta kanë qenë atentatet kamikazë më të rëndë që kanë goditur qytetin, që kur konflikti civil mori fund në vitin 1990… Kishte qenë një vit qetësie relative”.

Beiruti, në fakt, dikur njihej si Parisi i Lindjes së Mesme. Dhe ndërkohë që ai emër nuk ëprdoret më zakonisht, ka ende ngjashmëri mes qyteteve. Lagjet e begata të qendrës ofrojnë restorante të mrekullueshëm dhe dyqane të tejmbushur. Më tej, banorët më pak të pasur – shumë prej tyre imigrantë, ose bij imigrantësh – punojnë në lagje të klasës punëtore. Lagjet periferike të Parisit, të njohura si banlieues, janë të populluara prej imigrantëve myslimanë. “Parizienët dhe turistët rrallëherë i vizitojnë, dhe banorët ankohen se gazetarët vijnë aty, vetëm kur u duhet të raportojnë për djegie makinash, dhe vrasje për shkak të trafikut të drogës”, shkruante kohët e fundit George Packer, tek Nju Jorker. “Ndërkohë, shumë banorë të periferive, as nuk mendojnë ndonjëherë të shkojnë në Paris”.

Në Beirut, ka lagje si Bourj al-Barajneh, periferike, e kalsës punëtore ku popullsia përbëhet kryesisht nga myslimanë shiitë libanezë, plus refugjatë palestinezë si dhe prurjet më të fundit, refugjatët sirianë. Pikërisht shiitët kishte vënë në shënjestër javën e kaluar ISIS-i.

Parisi nuk është aq i qetë sa mund ta imagjinojnë amerikanët. Për shembull: protestat e përmasave të konsiderueshme janë të përvitshme, sidomos në bainleues; në vitin 2005, gjatë disa prej protestave më të mëdha të kohëve të fundit, tre vetë u vranë, pas dhunës që shpërthey kur policia ndoqi tre të rinj. Sidoqoftë, ato ishin simbol i tensioneve shumë më të thellë. Mund të mos jetë Parisi që mendojnë shumë amerikanë, por është gjithësesi Parisi.

A mos vallë, ky hendek i ndjeshmërisë, vjen prej faktit që shtypi amerikan dhe europian fokusohet shumë tek sulmet në “Perëndim”? Eshtë shumë e lehtë të dërgosh gazetarë në Paris, sesa në Nairobi, ndonëse kjo kritikë është e padrejtë për gazetarët e guximshëm që raportojnë nga pjesë të rrezikshme të globit gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm kur shpërthen dhuna. Eshtë e sigurtë që, nëse mediat do të kushtonin të gjithë burimet që i kushtuan Parisit, për sulmet në Beirut, lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit nuk do të kushtonin të nëjjtën vëmendje.

Pjesërisht, kjo dinamikë vjen prej hendekut të familjaritetit dhe pritshmërive. Në një artikull për The Atlantic vitin që kaloi, Jacoba Urist raportonte për gjetjet e një studimi mbi fatkeqësitë natyrore përreth botës, që thoshte se niveli i vëmendjes në mediat amerikane ishte në raport të drejtë me afërsinë gjeografike me SHBA, si dhe numrin e turistëve amerikanë që kishin vizituar shtetin në fjalë.

Ka edhe arsyetime të ftohtë ekonomikë. Po Facebooku? Themeluesi Mark Zuckerberg ka thënë se, e vetmja arsye përse “safe check in” për Beirutin nuk ishte në Facebook, ishte se kompania vendosi që ta vërë në zbatim këtë element, vetëm pas sulmeve të Parisit. Thënë kjo, ka kuptim që Facebooku do të lëvizte më shpejt për Parisin. Në fund të fundit, ka dy herë më shumë njerëz në zonën urbane të Parisit, se sa në të gjithë Libanin. Edhe po të supozojmë që ka një penetrim 100% të facebookut në Liban, ka thjeshtë më shumë përdorues të Facebookut në Paris, të cilëve kompania duhet t’u përgjigjet.

Cilëtdo qofshin shkaqet e hendekut të ndjeshmërisë, vetë hendeku ka pasoja reale. Pas sulmeve, Senatori i SHBA Lindsey Graham tha: “Ky nuk është një sulm vetëm kundër popullit francez, është një sulm kundër mirësisë njerëzore dhe gjithë gjërave që i kemi të shtrenjta”. Deklarata ishte elokuente dhe e vërtetë, por siç ka vërejtur Ishaan Tharoor tek Uashington Post, politikanët amerikanë nxorrën shumë pak deklarata të barazvlefshme për Beirutin. Nëse askush nuk thotë se atentatet e kamikazëve në Beirut, janë jo më pak sulm ndaj njerëzimit se sa ata në Paris, atëherë është shumë më e kollajtë ta shtysh botën drejt një përplasje qytetërimesh – ku vdekjet e pafajshme nga njëra anë, meritojnë të vajtohen më shumë, se sa vdekjet e pafajshme në anën tjetër./The Atlantic

Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button