Horizonti.al

Seria / Faktet më interesante mbi trupin e njeriut: Niveli mikroskopik

screen-shot-2016-12-08-at-10-12-57-am

Pjesa më e madhe e asaj që ndodh në trupin tonë, zhvillohet në një nivel që ne thjesht s’mund ta shohim me sy të lirë. Faktet e prezantuara më poshtë, do t’iu tregojnë se nganjëherë kjo mund të jetë për të mirën tuaj:

Rreth 32 milionë baktere gjenden në çdo inç (2.45 cm) të lëkurës tuaj. Gjithësesi mikrobefobët nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi shumica e tyre janë krejtësisht të padëmshme, madje disa janë të dobishëm në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm.

Njerëzit rrëzojnë nga trupi dhe rigjenerojnë qelizat e jashtme të lëkurës çdo 27 ditë. Lëkura mbron organet tuaja të brendshme delikate nga elementë të ndryshëm, dhe thahet plotësisht rreth një herë në muaj në mënyrë që të mund të ruajë forcën e saj. Shanset janë që lëkura e muajit të kaluar të jetë ende e varur rreth trupit tuaj në formën e pluhurit, që gjendet në raftin tuaj të librave apo nën shtrat.

Deri në 300 milionë qeliza vdesin në trupin e njeriut çdo minutë. Ndërsa kjo shifër tingëllon e frikshme, ajo është në fakt vetëm një pjesë e vogël e qelizave që gjenden në trupin e njeriut. Vlerësohet se tek ne ndodhen gjithësej 10-50 trilionë qeliza, prandaj mund të përballojmë pa problem humbjen e disa qindra milionëve.

Njerëzit hedhin çdo orë nga trupi rreth 600.000 grimca të lëkurës. Ju nuk mendoni shumë për këtë gjë deri kur lëkura është dukshëm e thatë apo e djegur nga dielli, por ajo është vazhdimisht nën një vetëpërtëritje, duke hedhur poshtë qelizat e vdekura.

Çdo ditë një trup i rritur prodhon 300 miliardë qeliza të reja. Trupi juaj ka nevojë për energji, jo vetëm për të mbajtur gjallë organet dhe garantuar funksionimin e tyre, por edhe për të riparuar vazhdimisht dhe ndërtuar qeliza të reja, për të formuar blloqet e ndërtimit të vetë trupit tuaj.

Trupi juaj ka hekur të mjaftueshëm për të prodhuar një gozhdë 7 cm të gjatë. Çdokush që ka provuar ndonjëherë gjakun e vet, e di se ai ka një shije paksa metalike. Kjo për shkak të niveleve të larta të hekurit në gjak. Nëse do të nxirrni të gjithë hekurin jashtë trupit, do të vuani nga një formë e rëndë e anemisë.

Grupi më i zakonshëm i gjakut në botë është Zero. Bankat e gjakut e cilësojnë atë më të vlefshëm, përderisa mund të kombinohet me grupet A dhe B. Ndërkohë grupi më i rrallë i gjakut, A-H ose Bombei, për shkak të vendndodhjes së zbulimit të tij në Indi, gjendet në më pak se 100 persona në botë qëkur është zbuluar.

Buzët e njeriut kanë ngjyrë të kuqe, për shkak të përqendrimit të madh të kapilarëve të vegjël të gjakut nën lëkurë. Gjaku në këta kapilarë është zakonisht shumë i pasur me oksigjen, dhe për këtë arsye mjaft i kuq. Kjo shpjegon faktin pse buzët duken të zbehta, kur një person është anemik apo ka humbur një sasi të madhe gjaku. Ajo gjithashtu shpjegon pse buzët marrin ngjyrën blu në një mot shumë të ftohtë. Temperaturat shkaktojnë ngushtimin e kapilarëve, dhe gjaku e humbet oksigjenin, duke marrë ngjyrën e errët.

Leave a Reply

Back to top button