Enciklopedike

SERIA: Histori “gënjeshtare”: Jul Cezari erdhi në jetë me lindje cezariane

 

Screen Shot 2015-06-19 at 22.32.18

Fjala”cezariane” për të treguar mënyrën e lindjes ku i sapolinduri shkëputet në mënyrë kirurgjike nga barku i nënës, nuk buron nga lindja e Jul Cezarit në vitin 101 para Krishtit. Në fakt ajo vjen nga latinishtja caedere, domethënë “të presësh”. Në fakt e ka origjinën që nga shekulli VII para Krishtit lex caesarea, një ligj që përshkruante shkëputjen e fetusit tek të gjithë gratë që vdisnin në fund të shtatzanisë apo gjatë lindjes. Sipas burimeve të ndryshëm, të lashtë dhe të shekullit të 18, Cezari u quajt kështu sepse kish lindur në këtë mënyrë. Por edhe kjo është e pamundur sepse lindja cezariane përfshinte gjithmonë vdekjen e nënës. Në fakt nëna e Cezarit, Aurelia Cotta jetoi deri kur pa të birin të rritej./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button