Enciklopedike

SERIA Histori “gënjeshtare”: Piratët e fshihnin nën tokë thesarin e tyre

Screen Shot 2015-06-15 at 23.01.09

Historitë me piratë janë të mbushura me harta thesari, me ishuj të humbur dhe me arka të mbushura me sende të cmuar e të fshehur nën tokë. Por në të vërtetë arkat e gjahtarëve të deteve që i kontrollonin këta të fundit në vitet 600 dhe 700 (epoka e artë e piraterisë) shpenzoheshin nga një bastisje në tjetrën dhe shumë pak thesarë shiheshin. Megjithatë, ka një përjashtim që në fakt konfirmon rregullin. Në vitin 1699 kapiteni Uilliam Kid, një pirat i famshëm skocez, fshehu nën tokë frutin e grabitjeve të tij në Gardiners Island, pranë Nju Jorkut, atëherë një koloni angleze. I kushtoi karrierën: sendet e cmuar që u gjetën u shndërruan në një provë të pakundërshtueshme në procesin gjyqësor për akte piraterie që ishte ngritur kundër tij. Kid u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 1701./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button