Horizonti.al

Seria/Faktet më interesante mbi trupin e njeriut: Funksionet trupore

screen-shot-2016-11-23-at-08-45-22

Teshtima rregullisht e tejkalon shpejtësinë 160 km/h. Kjo është arsyeja pse s’mund t’i mbani sytë hapur kur teshtini. Po kjo është sigurisht edhe një tjetër arsye e mirë për të mbuluar gojën.

Kollitja përhapet me një shpejtësi prej 96 km/h. Viruset dhe ftohjet, përhapen me shpejtësi në zyra pune dhe klasa shkollore gjatë sezonit të ftohtë dhe gripit. Me mikrobet që përhapen me një shpejtësi 96 km/h, kjo nuk është diçka e çuditshme.

Gratë pulitin sytë dy herë me shumë se sa meshkujt. Kjo përbën një numër të madh çdo ditë. Personi mesatar, burrë apo grua, pulit sytë rreth 13 herë në minutë.

Një fshikëz e plotë urine ka afërsisht madhësinë e një topi. Nuk është çudi që ju vraponi për në banjo kur nevojë të urinoni. Fshikëza mesatare mban rreth 400-800 centimetër kub lëngje, por shumica e njerëzve do të kërkojnë të shkojnë të urinojnë shumë kohë para saj, në nivelet 250- 300 centimetër kub.

Rreth 75 përqind e jashtëqitjeve njerëzore është e përbërë nga uji. Ndërsa zakonisht mendojmë se urina është pjesa e lëngshme e jashtëqitjeve të njeriut, e vërteta është se ajo që i cilësojmë mbetje të ngurta është në fakt kryesisht ujë.

Këmbët kanë 500.000 gjendra djerse, dhe mund të prodhojë më shumë se një gjysmë litri djersë në ditë. Me këtë lloj fuqie djersë-prodhuese, nuk është çudi pse këpucët e palestrës mbajnë një erë aq të keqe. Përveç kësaj, burrat kanë zakonisht gjëndra djerse shumë më aktive se sa gratë.

Gjatë gjithë jetës tuaj, do të prodhoni pështymë të mjaftueshme për të mbushur dy pishina të mëdha. Pështyma luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, dhe mbajtjen e lubrifikuar të gojës.

Personi mesatar lëshon mesatarisht 14 gazra në ditë. Edhe nëse dëshironi të mendoni se jeni shumë dinjitoz për të bërë gjeste të tilla, realiteti është se pothuajse të gjithëve iu ndodh do të paktën disa herë në ditë. Tretja detyron trupin të çlirojë gazra, të cilat mund të jenë të dhimbshme nëse mbeten të bllokuara në bark.

Prodhimi i dyllit tek veshët, është diçka e nevojshme për shëndetin e mirë të tyre. Ndërsa shumë njerëz e konsiderojnë dyllin e veshit diçka të neveritshme, ai është në fakt një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit mbrojtjes të veshit tuaj. Ai e mbron pjesën e brendshme delikate nga bakteret, kërpudhat, pisllëku dhe madje edhe insektet. Dylli gjithashtu pastron dhe lubrifikon kanalin e veshit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button