Analiza

Sërish pengmarrje në Paris. Dy të vdekur

parisNdërsa Franca është në gatishmëri për kapjen e dy vëllezërve franko-algjerianë që shkaktuan masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” një tjetër pengmarrje është shënuar në Paris, në Vincennes. Një person i armatosur ka marrë peng një dyqan ushqimoresh, pronari i të cilit është hebre. Sipas raportimeve nga mediat franceze, autori i sulmit ka marrë peng gjashtë persona, mes tyre gra e fëmijë. Fillimisht mediat franceze raportuan se nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe autorëve mbetën dy viktima, por një orë pas ngjarjes ministri i Brendshëm francez përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk ka të vdekur. Informacionet janë ende paraprake, por ajo që dyshohet sipas mediave franceze është se autori i këtij sulmi të jetë i njëjti person që dje qëlloi me armë ndaj policisë në jug të Parisit, duke lënë të vdekur një efektive grua e duke plagosur një tjetër policë. Gjendje terrori në Francë, 4 sulme në 24 orë, vritet 1 police Lidhur me vrasjen e efektives dhe pengmarrjen e sotme, policia ka shpallur në kërkim një djalë me ngjyrë Amedy Coulibaly dhe një vajzë Hayat Boumeddiene, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e tij. Policia ka publikuar në media fotot e dy të dyshuarve. ne kerkim
Dëshmitarët okularë thonë se autori i pengmarrjes është i armatosur me automatik dhe në momentin e sulmit ka thënë: “Ju e dini se kush jam unë” duke rritur dyshimet se mund të jetë personi i arratisur i sulmit të djeshëm të ndodhur në jug të Parisit, ku humbi jetën një oficere policie. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë të neutralizojnë pengmarrësin. Zona është evakuuar dhe qindra forca policore kanë rrethuar të gjithë zonën duke dhënë urdhër për mosqarkullimin e personave gjatë orëve në vazhdim si dhe ruajtjen e perimetrit të rrezikut për gazetarët në mos pengimin e punës së policisë. Pengmarrësi është identifikuar si Amedy Coulibaly dhe rezulton i njohur me dy terroristët që kryen masakrën në selinë e Charlie Hebdo, si pjesë e të njëjtës organizatë xhihadistësh që vepron me sulme të koordinuara nëpër gjithë Francën.

Leave a Reply

Back to top button