Analiza

Sfidat gjeopolitike të vitit 2015

Analiza e çështjeve me kryesore që kanë shenjuar politikën ndërkombëtare të vitit që po lëmë pas, nga Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut, deri tek marrëdhëniet tejet e acaruara mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë

geopolitics

Viti që po lëmë pas, është karakterizuar në rrafshin gjeopolitik nga disa kriza ndërkombëtare të një rreziku të madh e që vetëm përmbledhtazi dhe duke harruar ndonjë syresh, mund t’i grupojmë në dy zona gjeografike, atë afrikano-veriore dhe Lindjen e Mesme, si dhe rajonin e Evropës Lindore.
Në rastin e parë, do të flasim për fundin e kurbës rritëse të Pranverave Aerabe, e shenjuar mbi të gjitha nga zgjedhjet demokratike në Tunizi (e vetmja ngjarje pozitive), por edhe nga marrja e pushtetit nga ana e ushtarakëve në Egjipt, apo shpërbërja graduale e shoqërisë libiane, tek e cila rendja drejt të panjohurës dhe lufta shqetësojnë jo pak.
Tunizia dhe Egjipti
Tunizia, vendi nga i cili shpërthyen të gjitha pranverat arabe, arriti që të përfundojë revolucionin e saj institucional, përmes miratimit të një kushtetute të re laike, ku u dëshmua ndërkaq edhe një pjekuri mes votuesve islamikë dhe atyre që nuk janë të tillë. Për pasojë, sot vendi ka një parlament me një ekulibër të sanksionuar nga dy patitë kryesore, laikët e “Nidaa Tounes” dhe islamikët e “Ennahda”-as.
Aftësia e këtyre forcave politike për të dialoguar, dhe konsensusi politik ishte mëse i dukshëm me zgjedhjen e Beji Caid Essebsi, një “figurë e njohur e viteve ‘90”, laik dhe me një reputacion të mirë edhe tek elitat e diplomacisë evropiane, e më së pari Francës.
Ndërkohë Egjiti reagoi me ashpërsi ndaj protestave në sheshe. Myslimanët qenë protagonistë të një sezoni të gjatë protestash, që kulmoi me fitoren e “Vëllazërisë Myslimane” në zgjedhjet e vitit 2012. Por ky sukses u shpërdorua, për shkak të menaxhimit të keq të pushtetit nga ana e presidentit Morsi, i zgjedhur nga rradhët e “Vëllazërisë Myslimane” me shpresa të mëdha, por që  u dëshmua shpejt si tejet i papërshtatshëm dhe i brishtë për detyrën që mori përsipër.
Për këtë arsye, pushteti i ushtarakëve u shndërrua në barrierën e vetme ndaj destabilitetit. Grushti i shtetit në Egjipt në korrik të vitit 2013, i realizuar gati sipas një manuali, çoi në presidencën e vendit Abdel Fattah Al Sisi-n, ish-gjeneral dhe aktualisht njeriu më i fortë në vend, i vetmi në gjendje për të garantuar rendin publik dhe stabilitet, sikurse dhe e demonstroi në fakt përgjatë gjithë vitit 2014.
Shteti Islamik në Siri dhe Irak
Moderacionit të popollatave muyslimane që zgjodhën të emancipohen dhe distancohen nga radikalizmi fetar, iu kundërvu në Lindjen e Mesme një dukuri edhe më e rrezikshme, e përfaqësuar nga milicitë sunite të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut.
Oganizata xhiihadiste, e lindur nga vuajtjet e myslimanëve sunitë nën udhëheqjen e hekurt irakene shiite (duke zbatuar politikën e përjashtimit nga pushteti), solli në skenë krahun e armatosur sunit që rrëmbeu armët dhe filloi luftën për pushtimin e Bagdadit, duke formuar celula të armatosura thuajse në gjithë veriun dhe lindjen e Irakut.
Prej qershorit të këtij viti e deri më tani, ISIS ka krijuar një boshllëk politik në Irak dhe është bërë pjesë e luftës civile në Siri, jo vetëm duke arritur që të imponohet nga ana ushtarake, në një pjesë të madhe të Mesopotamisë, por duke rikrijuar edhe një formë të organizimit shtetëror që ka origjinën nga shoqëria e lashtë arabe myslimane, Kalifati.
Një lëvizje kjo, që rrezikon të lërë në hije sukseset e borgjezive arabe, që arritën të emancipohen si pasojë e distancimit nga radikalizimi fetar, në një kohë që ISIS është dëshmuar i aftë, të tërheqë rreth vetes brezin e ri të myslimanëve që vijnë nga a gjithë bota, të gatshëm që të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për Kalifin.
Një kauzë që megjithatë duket e pamjaftueshme, përsa kohë përparimi i trupave të Shtetit Islamik është ndalur në vend, dhe në vitin 2015 nuk mundet veçse që të njohë rrudhje të mëtejshme, të mjaftohet vetëm me radikalizimin e zonave sunite të Irakut ose deri të rrëzikojë të shkojë drejt zhdukjes përfundimare.
Shumëçka do të varet nga fati, që ende mbetet pezull, i luftës civile në Siri (që tashmë ka kaluar vitin e katërt), dhe ku përveç veprimtarisë së trupave të ISIS, ndërthurren interesat e Moskës dhe Uashingtonit, që nga ana e tyre zhvillojnë një betejë që u jep më tepër frymëmarrje.
Ndërkohë sa për Izraelin dhe Palestinën, nuk ka shumë për të thënë as për vitin 2015, përsa kohë rrezikohet të bihet në një ushtrim retorike, ku analizat politike të së tashmes, zëvendësojnë shpresa dhe propozime të mira, dhe kurrë fakte kyçe ose të reja për krijimin e ardhshëm të dy shteteve.
Ukraina nën morsën e Rusisë dhe SHBA
Kriza e ethme në Ukrainë gjatë vitit 2014, është në fakt pasqyrë e raporteve tejet të keqija, ku janë katandisur administratat aktuale në Uashington dhe Moskë.
Mpakja e dialogut mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka rihapur arkivin e marrëdhënieve historikisht problematike mes dy vendeve, duke të kujtuar epokën kur Muri i Berlinit ishte ende në këmbë. Në këto marrëdhënieve të akullta, është futur në mes edhe Kuba, e cila me fillimin e vitit të ri do të ketë marrëdhënieve normale diplomatike me Uashingtonin dhe kjo në kulmin e ftohjes mes Vladimir Putin dhe Barak Obamës. Një lëvizje kjo që i jep një pikë avantazh këtij të fundit, ndonëse në tërësi gjatë vitit 2014, presidenti rus është treguar lojtari më aktiv.
Putin me të drejtë mund të përcaktohet si njeriu i vitit që po lëmë pas, pasi është dëshmuar se ka qenë i aftë për gjithçka: të afrojë Sirinë e Asadit me Perëndimin, duke ia dorëzuar këtij të fundit arsenalin e armëve kimike; zbuti Iranin duke e bindur t’i hapë rrugë bisedimeve për programin e tij bërthamor dhe arritjen e një marrëveshje me fuqitë botërore; aneksoi prej Ukrainës, gadishullin e Krimesë dhe mbrojti pjesën lindore nga qeveria legjitime e Kievit.
Por 3-mujori i fundit ka nxjerrë në pah edhe shumë dobësi të Kremlinit: ekonomia energjitike dhe për pasojë ajo kombëtare, nuk po ecin me hapin e shpresuar. Rusia po kërkon partnerë strategjikë alternativë ndaj tregjeve të zakonshme. Ndërsa sanksionet ekonomike të vendosura nga Perëndimi, në përgjigje të trazirave në lindje të Ukrainës dhe rënia e cmimit të naftës, kanë rënduar më tej gjendjen, duke zhvlerësuar në mënyrë dramatike rublën dhe futur në krizë të thellë ekonominë kombëtare, një ngërç nga i cili do të duhen disa vjet për të dalë. Nga ky këndvështrim, mund të arrihet në përfundimin se Putin në vitin 2015, mund të zgjedhë një sjellje më të  moderuar dhe një profil të ulët në arenën ndërkombëtare.
Perspektiva për vitin 2015
Në tërësi 2014-ta ka qenë një vit kalimtar, drejt zgjidhjes së shumë çështjeve të koklavitura. Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut përshembull, mund të mundet përfundimisht përgjatë vitit të ardhshëm, ndërsa në qershor mund të ketë shanse reale për një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. Më e vështirë mbetet të parashikosh përfundimin e luftës civile në Siri, që në çdo rast qëndron në rendin e ditës, pasi të zgjidhet dilema e qëndrimit ose jo në pushtet të Bashar Asadit (çështje për të cilën do të duhet miratimi i Moskës).
Në rritje të plotë ekonomike, dhe me një president të lirë të veprojë edhe për 2 vitet e tij të fundit në pushtet, Shtetet e Bashkuara do të jenë gjilpëra e vërtetë e peshores, një fakt ky që bart edhe rreziqet e veta. Shtëpia e Bardhë, aktualisht po punon në prapaskenë për të forcuar oponencën e brendshme politike në Rusi, gjë që besohet se do të dobësojë më tej pozitat aktuale të presidentit Putin. Tentavita e rradhës për destabilizim synon të rrisë pushtetin e NATO-s në Evropë, por që nga ana tjetër mund të minojë përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë. Ndërkohë, nëse Vladimir Putin do të dëshmohet i kujdesshëm, do të arrijë që të çaktivizojë “bombën” e vendosur nën kolltukun e tij dhe me gjasë të pengojë që SHBA të vazhdojnë me strategjinë e saj që i ngjan aktualisht një seri të re të Luftës së Ftohtë, duke njohur nevojën për më tepër dialog mes palëve.
Në vitin 2015, kriza ekonomike në Evropë mund të ngadalësojë dhe vetë ekonomia italiane të rifillojë ngritjen. Shenjat e pagabueshme që viti 2014 ka lënë trashëgimi në Itali shihen në përgjithësi nga konstatimi se ngërçi ekonomik kafshon ende. Kryeministrit i takon detyra të angazhohet që vendi ynë të jetë një gadishull i progesit dhe stabilitetit, pa dëgjuar sirenat e disfatizmit por dhe duke shmangur kompromiset aspak parimore që kanë karakterizuar politikën italiane, duke e bërë atë të nevertishme dhe të pafuqishme për të ndërmarrë hapa pozitive për të ardhmen, sigurisht më të mire, që ky vend meriton./panorama.it/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button