Horizonti.al

Shangri-la: Parajsa legjendare mbi Tokë

Sipas miteve dhe legjendave, diku në Tibet ndodhet një vend utopik i fshehur diku në një luginë, ku njerëzit jetojnë ende sipas rregullave të lamas, në harmoni qiellore, me ushtarë dhe policë…

Screen Shot 2016-06-04 at 10.02.22

Ndonëse askush nuk mund të pohojë me siguri nëse kjo parajsë mbi tokë ekziston apo është thjeshtë legjendë, tibetianët thonë se i gjithë kërkimi ynë për të na pengon të gjejmë parajsën brenda vetes sonë. Por sërish, shumë prej kërkuesve botërorë vazhdojnë të vizitojnë rregullisht rrafshnaltën tibetiane me shpresën se më në fund do e gjejnë këtë vend mitik.

Legjenda për parajsën e fshehtë tibetiane erdhi në Europë në vitet 1580, kur pasagjerët që kaluan nëpër oborrin e perandorit mogul Akbarit, dëgjuan histori të mrekullueshme për botën e largët të HImalajeve. Ndonëse historia tregohet në pak tekste budiste dhe konsiderohet të jetë tibetiane, provat thonë se origjinën e ka patur në Indi, në vitin 962.

Në këtë histori, Shangri-la, me emrin fillestar Shambhala është një mbretëri e fshehtë mistike prapa majave me dëborë të Himalajeve, plot me paqe dhe harmoni, ku njerëzit jetojnë të izoluar në përputhje me rregullat budiste, teksa përgatiten për ditën kur e gjithë bota do të jetë e gatshme të jetojë në paqe. Urtësia e njerëzimit ruhet në këtë mbretëri, e gatshme të shpëtojë botën kur të jetë nevoja, dhe ta shpjerë atë në “epokën e artë”.

Shambhala është një fjalë sanskrinishte për lumturinë, paqen dhe moderimin. Pavarësisht bazës historike, në budizëm është bërë e njohur si “Vendi i Pastër”, një mbretëri legjendare që konsiderohet njësoj reale dhe joreale, fizikisht e pranishme në këtë botë, por edhe filozofi shpirtërore.

Por historia e vetë Shangri-la është moderne, e rrëfyer prej shkrimtarit anglez James Hilton në romanin e tij “Horizonti i humbur” (1933), dhe që më pas u botua në gjermanisht me titullin “Diku në Tibet”. Libri gëzoi shumë popullaritet, dhe kur u shndërrua në film, ishte një sukses i menjëhershëm. Shangri-la u bë shumë shpejt e njohur si parajsa mbi tokë, një fjalë që përdoret në të gjithë anët e botës për të përshkruar paqen, lumturinë, harmoninë…

Ku është Shangri-la?

Shangri-la përshkruhet si një manastir i rrethuar nga male të lartë, me vendndodhje në “çatinë e botës”, në një pjesë të largët të Tibetit. Mund të arrihet vetëm në këmbë, por vizitorët janë të rrallë. Në manastir jetojnë 50 lama, dhe lama kryesor njeh sekretin e jetës së gjatë dhe ai mund të parashikojë të ardhmen… dhe ai parashikon se një ditë, barbarët do të lërcënojnë Shangri-lanë, dhe kjo është arsyeja përse ata përpiqen kaq fort të rrinë larg syve të publikut.

Poshtë manastirit ndodhet një luginë 20 km e gjatë dhe 8 km e gjerë, ku jetojnë dhe punojnë afro 1000 njerëz.

Studiuesit thonë se nëse Shangri-la është vend real, ai duhet të jetë në rrafshnaltën tibetiane (pikërisht ashtu si thotë legjenda). Ajo është e rrethuar nga male të lartë dhe konsiderohet të jetë një prej vendeve më të paarritshëm të botës.

“Ndonëse ata njerëz që kanë aftësi speciale mund të jenë në gjendje të shkojnë atje përmes lidhjes së karmës, megjithëkëtë ai nuk është një vend fizik që mund ta gjejmë. Mund të themi vetëm se është një tokë e pastër, një tokë e pastër në mbretërinë e njerëzve. Dhe nëse dikush nuk ka aftësitë speciale dhe lidhjet e karmës, nuk mund të mbërrijë atje” – Tenzin Gyatso, Dalai Lama i 14 duke folur për Shambhalan. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button