Analiza

Shansi për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës

Hot air balloons fly over a giant European flag pictured in Brussels on Friday, 30 April 2004 will be used during a ceremony for tomorrow's official enlargement of the European Union...epa00182486 A giant European flag pictured in Brussels on Friday, 30 April 2004 will be used during a ceremony for tomorrow's official enlargement of the European Union to 10 new countries, Friday 30 April 2004 in Brussels.  EPA/YVES BOUCAU

Nga Annalisa Merelli

Në vitin 1941, tre robër të regjimit fashist të Italisë, shkruan një manifest utopik të titulluar “Për një Evropë të lirë dhe të bashkuar”. Për Altiero Spinelin, Ernesto Rosin dhe Eugjenio Kolornin, zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme në kontinent, ishte një bashkim federal mes vendeve evropiane.

Kjo ide, edhe pse e sforcuar në atë kohë, u përhap shpejt. Në vitin 1946, Uinston Çërçill i bëri jehonë këtij propozimi, përmes një fjalimt të mbajtur në Universitetin e Zyrihut:”Ne duhet të ndërtojmë Shtetet e Bashkuara të Europës. Vetëm në këtë mënyrë, qindra miliona njerëz do të jetë në gjendje të rifitojnë gëzimin dhe shpresën, të cilat i japin vlerë jetës”.

Përfundimisht, me Traktatin e Mastrihtit në vitin 1991, ëndrra e një supershteti të fuqishëm paqësor Evropian- Bashkimi Evropian- u realizua. Por themeluesit e lanë punën përgjysmë. Ndonëse sot janë 28 vende anëtare të BE-së, me një radhë të disa vendeve të tjera të etura për t’iu bashkuar, kjo nuk është federata e imagjinuar nga themeluesit e saj.

Integrimi politik mbetet pas atij ekonomik, i cili në vetvete është i paplotë. BE-ja është një entitet konfuz, me vendimet që merren dhe zbatohen nga një mori institucionesh në nivel kombëtar dhe pan-evropian. Natyrisht disa ndërklikime janë të pashmangshme në përpjekjen për të koordinuar një zonë me 12 monedha të ndryshme, 24 gjuhë zyrtare, dhe një përzierje e kufijve të hapur e të mbyllur.

Por gjendja aktuale nuk i shërben nevojave të qytetarëve të saj, dhe s’mund të vazhdojë më kështu.

Këtë vit, BE-ja ka shfaqur ndoshta më shumë se kurrë më parë, një përçarje të rrezikshme në zemrën e saj, kur po ballafaqohet me sfida të tilla si kriza e borxhit në Greqi, dhe fluksi masiv i emigrantëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Shtetet kanë treguar pak solidaritet, kur anëtarët e tjera kanë nevojë për ndihmë, ndërsa institucionet në nivel evropian janë kritikuar, se po shkelin mbi dëshirat e vendeve sovrane. Kufijtë e hapur janë mbyllur, duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit. Të zhgënjyer, shumë evropianë po bëjnë thirrje për një ndryshim drastik.

Në fakt, qeveria e një prej anëtareve më të mëdha e më të fuqishme të BE-së, Britania e Madhe, dëshiron të heqë dorë nga angazhimi për një “bashkim gjithnjë e më të ngushtë”, të mishëruar në traktatet themeluese të BE-së. Dhe rritja e të ashtuquajturave parti politike euroskeptike në të gjithë kontinentin, u ka dhënë vrull të gjithë atyre që duan të ndryshojnë ritmin e integrimit në BE.

Por ndërkohë disa argumentojnë, se e vetmja mënyrë për të rregulluar Evropën, është ta bashkojë atë edhe më shumë. Ashtu siç e vuri në dukje President i Komisionit Evropian Zhan Klod Jukner në fillim të këtij viti:Në këtë union nuk ka mjaftueshëm Evropë. Dhe as mjaft bashkim në këtë bashkim”.

Një union i përçarë

Ema Bonino është ish-ministre e Punëve të Jashtme e Italisë, dhe një avokate e vjetër e një federate të fortë evropiane. Në një intervistë për “Quartz”, ajo perifrazon Zhak Delorin, një nga etërit themelues të BE-së:”Evropa është si një biçikletë, duhet pedaluar vazhdimisht, përndryshe rrëzohesh”. Problemi, thotë ajo, është “ne kemi ndaluar së pedaluari”.

Nga njëra anë, vendet anëtare – veçanërisht ato në zonën e euros- nuk kanë pavarësi të plotë për të drejtuar ekonomitë e tyre pa ndërhyrje nga Brukseli. Por, kur ato zhyten në telashe, siç ndodhi me Greqinë (sërish dhe sërish), homologët e tyre nuk nxituan t’i vinin në ndihmë, në një kohë që disa besojnë se ilaçi që ata rekomandojnë, është më i keq sesa vetë sëmundja.

Dhe kur përballet me presionet e jashtme, sikurse është së fundmi kriza e emigracionit, BE-ja ka dëshmuar një mungesë të ngjashme solidariteti. Institucionet e saj u përpoqën shumë për të rënë dakord mbi kuotat proporcionale të shpërndarjes së refugjatëve, duke e ndarë barrën në një rajon me kapacitetin e duhur për të absorbuar të gjithë të ardhurit.

Disa shtete, kryesisht në lindje, e refuzuan tërësisht këtë koncept. Ankesat të tilla i janë drejtuar shpesh Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së. Komisionerët e pazgjedhur në Bruksel, megjithëse të emëruar nga shtetet anëtare, shpesh perceptohen si burokratë të largët, të cilët më së pari i shërbejnë makinërisë së Brukselit dhe pastaj popujve të Evropës.

Dhe pas armiqësisë vjen indiferenca:Për shumë qytetarë të BE-së, trupa legjislative e unionit e zgjedhur me votë, Parlamenti Evropian, është fare i parëndësishëm. Vitin e kaluar, pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane ra në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, vetëm 42.7 përqind. Kjo mungesë angazhimi qytetar, mundëson futjen në PE të forcave ekstremiste.

Brukseli është mbushur me parti ekstremiste, që kanë një prani shumë më të vogël në parlamentet kombëtare. Ironikisht, shumë prej këtyre partive, si Fronti Nacional në Francë dhe UKIP në Mbretërinë e Bashkuar, e përdorin platformën e Parlamentit Evropian për promovimin e platformave të tyre anti-BE, pra duke synuar të shkatërrojnë BE-në nga brenda.

Fronti Nacional i Francës dhe Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë shumicën e mandateve që vendeve e tyre kanë në Parlamentin Evropian, por mes tyre kontrollojnë vetëm tre vende në parlamentet e tyre kombëtare. Ndaj nuk është çudi, që evropiani i zakonshëm të mos ndjehet pjesë e projektit evropian, duke pasur parasysh se kush është në krye të trupit drejtues në Bruksel.

Perspektivat për një kthesë nuk janë të mëdha. “Njerëzit nuk e duan këtë Evropë, sepse ajo nuk rritet ekonomikisht, nuk krijon mundësi për të ardhmen, dhe nuk është themeluar mbi ideale që mund të ndahen nga të gjithë”- thotë për “Quartz” Laura Boldrini, presidente e Dhomës së Deputetëve në Itali. “Nëse nuk ka rritje, punësim dhe idealizëm, atëherë çfarë mbetet?”

Ejani së bashku

Në muajin shtator, në Romë, zonja Boldrini, së bashku me homologët e Francës Klod Bartolon, Gjermanisë Norbert Lamert dhe Luksemburgut Mars Di Bartolomeo, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku bënin thirrje për një përshpejtim të integrimit evropian. “Ne besojmë se më shumë dhe jo më pak Evropë, është e nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat përballemi, si brenda ashtu dhe jashtë unionit”- thuhet në ndër të tjera dokument.

Integrimi politik më i madh “është i nevojshëm për të kapërcyer dobësitë e natyrshme në zemrën e Bashkimit Evropian dhe të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, për të siguruar Evropën me vizionin që ajo ka nevojë, për të shmangur zhytjen nga njëra emergjencë në tjetren”.

Zgjidhja e kësaj krize të besimit, besojnë ata, qëndron tek nevoja që vendet e BE-së të bashkohen edhe më shumë me njëri-tjetrin. Me pak fjalë, për të krijuar realisht Shtetet e Bashkuara të Europës. Sipas zyrtarëve që e kanë nënshkruar deklaratën, pushteti ekzekutiv i centralizuar do të bëjë më të lehtë adresimin e krizës së emigracionit, me shpërndarje më të barabartë të refugjatëve nëpër Evropë, sepse shtetet do të jenë të detyruara nga një politikë të vetme e të përbashkët.

Një qeveri qendrore e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët evropianë dhe e përgjegjshme ndaj kërkesave popullore, do të nxisë një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë së përbashkët. Dhe Evropa mund të shpëtojë nga ngërçi i saj ekonomike, duke bashkuar borxhet por dhe politikat fiskale në të gjitha vendet.

Një kundërshtim i përbashkët ndaj kësaj ideje, është se ekonomitë e forta, si Gjermania, duhet të përballojnë një barrë më të madhe në shpërndarjen e mirëqënies së saj me fqinjët. Por statuskuoja vështirë se është frymëzuese, dhe një shpërbërje e BE-së mund të dëmtojë edhe më shumë vende si Gjermania.

Më shumë se gjysma e eksporteve të Gjermanisë shkojnë në pjesën tjetër të BE-së (pjesa më e madhe e atyre në eurozonë); dhe ngritja e barrierave të reja të tregtisë ndërmjet partnerë që aktualisht tregtojnë lirisht falë BE-së, do të thotë miliona konsumatorë të humbur. Dhe në qoftë se BE-ja ka vepruar si një entitet koherent politik i unifikuar, statusi i saj diplomatik do të përputhet më në fund me fuqinë e saj ekonomike.

A besoni në mrekulli?

Plani i Boldriniy ka mbështetës, por edhe skeptikët e saj. “Duket pak si fantazi”- thotë Bill Emot, ish redaktor i “The Economist”. Ai kohët e fundit realizoi dokumentarin “Katastrofa e madhe Evropiane”, që imagjinon sesi mund të një Evropë post-BE. “Ka pasur shumë udhëheqës politikë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilët kanë treguar interes për bashkimin në një shtet federativ, por kjo nuk është përkthyer në një politikë konkrete”- thotë ai.

Sipas Boninos, problemi jane politikanët. Udhëheqësit e zgjedhur në vendet anëtare, nuk duan të rrezikojnë një reagim të ashpër nacionalist ndaj idesë së një identiteti të gjerë pan-evropian, thotë ajo.

Për të mos përmendur humbjen e sovranitetit, që do të ndodhte me një Europë federale. Siç vë në dukje ekonomisti i Harvardit Deni Rodrik “integrimi evropian nuk ishte kurrë diçka që e kërkuan popujt”.

Çuditërisht, perspektiva e Shteteve të Bashkuara të Evropës tingëllon gati si të largët dhe utopike, njëlloj siç dukej në vitin 1941, kur kontinenti ishte në mënyrë të konsiderueshme më i fragmentuar. Atëherë, u desh një luftë për të bërë realitet ëndrrën e një Bashkimi Evropian. Ndoshta dhimbja dhe paniku i verës të fundit, do ta shtyjë Evropën të pëdalojë sërish për të ecur përpara.

“Quartz” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button