Shtetet e Bashkuara raportuan të martën 60.021 raste të reja me koronavirus dhe 1,195 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Ky është numri më i lartë i rasteve të raportuara në një ditë të vetme në SHBA që nga fillimi i pandemisë.
SHBA është afër 3 milion infeksioneve. Në total në vend, janë 2.996.098 raste të raportuar me koronavirus dhe 131.480 njerëz kanë vdekur.
Në total përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të Sh.B.A-së, si dhe rastet e riatdhesuara. CNN / bota.al