Histori

Shekulli XX dhe luftërat e “harruara”

l1

“Shekulli i shkurtër”, i mbajtur mend për dy luftërat botërore, në fakt qe i mbushur me konflikte lokale që i paraprinë, apo ndonjëherë iu mbivendosën dy fatkeqësive të mëdha të viteve 1915-1918 dhe 1939-1945. Shumë prej tensioneve, me rrënjët e atyre konflikteve tashmë të largëta në kohë dhe nga kujtesa kolektive, kanë të bëjnë me çështje të ndryshme që në disa raste janë ende aktuale.

Lufta filipino-amerikane (1899-1913)

Amerikanët kishin fituar luftën kundër Spanjës në vitin 1898. Kjo e fundit i kishte dhënë fituesit koloninë e Filipineve. Një vit më pas, ushtria amerikane u desh të përballej me kryengritjen separatiste të drejtuar nga Emilio Aguinaldo (1869-1964), i cili shpalli Republikën e pavarur të Filipineve. Fillimisht, të dyja ushtritë u përballën me njëra-tjetrën, por superioriteti i ushtrisë amerikane pati shpejti epërsinë e vet kundër forcave të Aguinaldos, që ishte pa mbështetjen e ndonjë aleati të jashtëm. Teodor Ruzvelti shpalli armëpushimin…

[real3dflipbook id=”932″]

lufterat

Leave a Reply

Back to top button