Histori

Shën Pjetri: Ja se kush ishte Papa i parë i krishterimit

pjetriQuhej Simon dhe ishte një peshkatar nga Betsaida, në bregun lindor të liqenit Tiberiade, në Galilea. I martuar, u transferua me gruan, babain, vjehrrën dhe vëllain Andrea në Kafarnao, ku ekzistonin perspektiva të sigurta për tregtinë e peshkut. Në Betani, gjithmonë me Andrean, u bashkua me dishepujt e Gjon Pagëzorit që përgatiste shpirtrat për ardhjen e Mesias; bëhej fjalë për një epokë në fakt në të cilën galileasit qenë shumë të ndjeshëm ndaj idesë mesianike dhe të prirur që të viheshin në veprim për të shpërblyer një ekzistencë të mjerë të nënshtruar ndaj Romës në ndjekje të një kreu. Dhe ja takimi me Jezùin nga Nazareti. Ishte një ditë midis shkurtit dhe marsit të vitit 28: Jezùi e fiksoi fort dhe, siç rrëfen Shën Gjoni (I, 42), i tha: «Ti je Simoni, djali i Xhonait; ti do të quhesh Cefa», domethënë «pietra» (gur), dhe emri i tij ndryshoi pikërisht në Pjetër.

Padyshim që ai peshkatar nuk mund ta kuptonte atëhere domethënien dhe rrezen e këtij anonimi, por kishte misterioze dhe shqetësuese në nazarenasin e rij. Dhe pakashumë qysh nga ajo ditë ka nisur përvoja e Simonit, që me ngadalë maturon besimin tek Jezùs – Mesia, asiston në manifestimin e fuqive taumaturgjike të jashtëzakonshme të tij, vëren sjelljen padyshim të re dhe pa mëdyshje që rabini i ri ka për tabutë sociale e religjioze, dëgjon me besim premtinin e një mbretërie. Në fund është i bindur për të ndjekur një Mesia politik.

Me ta vendosur në Kafarnao qendrën e predikimit të tij, Jezùi hyn në raporte preferenciale me Simonin, duke kryer për të mrekullinë e meshkut të treguar nga Luka (V, 8), eveniment që provokon frikën religjioze e përfituesit përballë manifestimit të hyjnisë me shprehjen «Largohu nga unë, o Zot, sepse jam një njeri mëkatar!» dhe, veç të tjerash, duke zbuluar se fillon ta kuptojë karakterin krejtësisht religjioz të Mesias që po ndiqte. Dhe Jezùi e siguron dhe e fton bile për një detyrë i të cilës peshkimi ishte vetëm një simbol: «Mos ki frikë, tash e prapa ti do të jesh peshkatar njerëzish!».

Pastaj, një ditë korriku të vitit 29, ja premtimi i primatit: Jezùi po i ngjitet luginës së Jordanit për të shkuar në drejtim të Çezareas së Filipit i ndjekur nga 12 apostujt dhe u kërkon atyre një rrëfim të fesë: «Kush thoni se jam unë?». Ai që përgjigjet për të gjithë është pikërisht Simoni: «Ti je Krishti, Bir i Zotit i gjallë». Nuk është akoma ajo fe që do të lindë tek ai pas Ringjalljes dhe Pentekostes, por ajo është e tillë sa që Jezùi ia atribuon një zbulimi të Zotit: «I lumturi ti, o Simon, biri i Xhonait, pasi as mishi, as gjaku nuk ta ka zbuluar këtë, por Babai im, i cili është në qiej». Dhe duke e konkretizuar anonçimin e bërë në takimin e tyre të parë, e quan «Pjetër» duke i shtuar një shpjegim të ndryshimit të emrit kur saktëson se «mbi këtë gur do të ngre Kishën time dhe portat e Ferrit nuk do të predominojnë kundër teje. Dhe ty do të jap çelësat e mbretërisë së qiejve: dhe çfarëdo gjëje do të kesh shkrirë në Tokë, do të shkrihet edhe në qiej» (Mateo XVI, 13-19).

Në këto fjalë kisha katolike njeh krijimin e papatit; ato përshkruajnë një funksion për t’u ushtruar deri në fundin e shekujve në të cilin një komunitet i ndërtuar midis «gurëve» të gjallë, midis të cilëve Pjetri duket ai që siguron stabilitetin e ndërtesës. Ai merr edhe një pushtet vendimmarrës në fushën doktrinare midis njerëzve të cilëve u shtrihet vullneti i Zotit; në këtë kuptim funksioni i primatit nuk mund të përfundonte me Pjetrin. Nga këtu suksesioni i papëve romakë. Premtimi i primatit është kështu i konfirmuar pas Ringjalljes; në vijim të afirmimit të trefishtë të dashurisë të bërë nga Pjetri, Jezùi i dhuron primatin mbi të gjithë Kishën («Kulloti delet e mia»). Domethënë e emëron Papën e parë: ishte prilli i vitit 30.

Pjetri e ushtroi funksionin e tij si kreu i Kishës në lokalitete të ndryshme. Mbi të gjitha në Jeruzalem, ku rreth viteve 48/49 mbajti Koncilin e parë të Kishës; në Antioki, ku sipas një tradite të shekullit të II-të qeverisë selinë episkopate për 7 vjet dhe ndoshta në Korinth, Kisha e të cilit konsiderohej e «themeluar nga Pjetri dhe Pali» sipas një letre të Peshkopit Dionixhi të mesit të shekullit të II-të dhe së fundmi në Romë, ku tradita do që Pjetri e ka drejtuar krishterimin për 25 vjet, nga viti 52 deri në vitin 67, edhe pse jo pa ndërprerje, siç provohet prania e tij në Jeruzalem për Koncilin e vitit 48/49 dhe fakti që as Shën Pali në “Letrën për romakët” e vitit 58 nuk e përmend midis të krishterëve që përshëndet, as Aktet e Apostujve nuk e përmendin Pjetrin kur japnin lajme për mbërritjen e Palit në Romë në vitin 61.

Rreth pranisë së Pjetrit në Romë dëshmitë letrare duken në fakt gjenerike (Klement Romaku, Shën Injaci i Antiokisë, Klement aleksandrini, Euzebio nga Çezarea), përveç asaj të drejtpërdrejtë të apostullit, që në letrën e parë të tij, në referim të qytetit nga shkruan, flet për Babiloninë, emër simbolik me të cilin i referohet Romës, si Gjoni tek Apokalipsi. Do të vinte me gruan, që sipas Klement aleksandrinit, vdiq martire dhe me vajzën të cilës i dihet edhe emri, Petronila; por ka mundësi që ky i fundit ishte emri i një dishepulle të tij, e konvertuar dhe e pagëzuar nga ai. Kisha e shenjtorëve Nereo dhe Akileo, që qysh në shekullin e V-të quhej La chiesa dei Ss. Nereo e Achilleo, che già nel V secolo si chiamava in fasciola, duke kujtuar me një fjalë fashën që mbulonte plagën në një këmbë të Shën Pjetrit, i rrëzuar teksa largohej nga Roma, në arrati nga burg Mamertino. E famshme pastaj kisha e vogël e Domine, quo vadis? në rrugën Apia, e ndërtuar aty ku Krishti do t’i shfaqej Pjetrit në arrati nga Roma dhe, me kërkesës së apostullit «O Zot ku po shkon?», do t’i përgjigjej «Në Romë për t’u kryqëzuar sërish», duke përcaktuar kthimin e Pjetrit në gjurmët e tij dhe pranimin e martirit. Dhe, akoma kapela e Ndarjes në rrugën Ostiense, ku Pjetri dhe Pali arritën nga burgu për t’u ndarë më pas drejt vendeve të ndryshme të vdekjes. E dedikuar më pas Kryqëzimit, ndodhej në të majtë të bazilikës së Shën Palit deri në vitin 1568, kur u shemb dhe u rindërtua në anën e kundërt ku dhe qëndroi deri në 1910, vit i shembjes definitive të saj. Një basoreliev përfaqësonte skenën e ndarjes me një gur varri që tani gjendet në kishën e Trinitetit të Pelegrinëve.

Dhe, së fundi, zinxhirat që e mbanin të lidhur do të ishin ato të ruajtura në Shën Pjetrin e Vinkolit në një kuti bronzi të praruar. Lidhur me to, thuhet se janë të përbërë nga dy zinxhirë të ndryshëm që e kishin mbajtur «të lidhur» apostullin, njëri në Palestinë dhe tjetri pikërisht në Romë; të vendosura në kuti nga Shenjtori Leoni i Madh dhe të vendosura në kontakt me njëri tjetrin u salduan mrekullisht duke formuar një zinxhir të vetëm prej 38 unazash. Pjetri duket se ka banuar në Eskuilino, në pallatin e senatorit Pudente të ndodhur në vicus Patrictus dhe aty do të organizonte një orator, ku pagëzoi virgjëreshat Pudenciana dhe Prasede. Aty u ngrit më pas kisha e Shën Pudencianës, që një traditë e vjetër do ta gjykonte si më të lashtën e Romës. Por sipas një tradite tjetër, Pjetri do të ishte mysafir në Aventino i bashkëshortëve Akuila e Priska, mbi gërmadhat e shtëpisë së të cilëve u ndërtua në shekullin e IV-ët kisha e Shën Priskas.

Legjenda më piktoreske është patjetër ajo e lidhur me gurin, e ruajtur në kishën e Shën Françeskës Romane në Foro, mbi të cilin ngelën si të gdhendura gjunjët e Shën Pjetrit teksa i lutej Zotit që ta ndëshkonte madhështinë e Simon Magjistarit që ngrihej në ajër; ky fluturim tregohet në Kushtetutat Apostolike e fundit të shekullit të IV-ët nga vetë apostulli. «E kisha takuar Simonin në Çezarea», kujton Shën Pjetri, «dhe e kisha detyruar që të deklarohej i mundur në një rrëfim publik. Pastaj ai nga Orienti erdhi në Itali dhe arriti në Romë; këtu filloi luftën kundër Kishës, duke ua humbur fenë shumë vëllezërve me magjepsjet e artit magjik të tij. një ditë i ftoi njerëzit në amfitetaër për mesditën dhe më thirri edhe mua: kishte premtuar të fluturonte. Të gjitha shikimet qenë mbërthyer pas tij. ndërkohë unë lutesha në intimitetin tim. Ja që i mbështetur nga djalli u ngjit në qiell dhe tha: “Unë ngrihem drejt qiellit dhe do ta derdh bekimin mbi ju”.

Njerëzit e duartrokisnin dhe e përshëndesnin si një zot. Unë, zemra dhe duart e ngritura drejt qiellit, lutesha për Zotin, për Jezùin Zotin Tonë, që të godiste krenarinë e atij mashtruesi, të poshtëronte pushtetin e djajve, që tërheqin njerëzit duke i çuar tek vdekja, të rrëzonte në mënyrë të turpshme atë qenie të poshtër dhe t’ia thyente arrëzën e qafës, megjithëse duke e mbajtur në jetë. Dhe kështu thirra duke shikuar Simonin: “Nëqoftëse unë jam vërtet njeriu i Zotit, apostulli i vërtetë i Jezùit, doktori i mëshirës së sinqertë dhe jo një mashtrues si ti, Simon mjeran, urdhëroj forcat e së keqes që janë bashkëpunëtore të perversitetit tënd, që të mbështesin në këtë fluturim, të të braktisin menjëherë. Rrëzohu nga ato lartësi dhe hajde të dëgjosh të qeshurat e turmës së magjepsur nga prestigjet e tua”. Me të përfunduara këto fjalë, Simoni i braktisur nga djajtë ra me shpejtësi në amfiteatër. Pësoi thyerjen e një këmbe dhe ato të gistave të këmbës. Atëhere turma thoshte: “Zoti i vetëm i vërtetë është ai i shpallur nga Pjetri!”. Dhe një numër i madh personash i hodhi poshtë mësimet e Simonit».

Vdekja e Pjetrit ndodhi në Romë në një periudhë që shkon nga djegia e vitit 64 në vdekjen e Neronit e vitit 68; për traditë është fiksuar data 29 qershor 67. Qe pikërisht një prej viktimave të persekutimit të Perandorit që ka pasuar djegien e qytetit, për të cilën Neroni akuzoi të krishterët. Nuk ekziston një dokument që të tregojë datën e saktë, por me një seri deduktimesh të besueshme Margerita Guarduçi ka arritur në konkluzionin se ajo ndodhi saktësisht me 13 tetor të vitit 64. Paqartësia midis të dy datave vazhdon edhe në Vjetarët Papnorë e fundit. Shkrime apokrife tregojnë vendin e kryqëzimit të tij (e ndodhur me kokën poshtë, siç e kërkoi vetë ai, duke u konsideruar i padenjë për të vdekur si Krishti), «në vendin e quajtur naumakia pranë obeliskut të Neronit drejt malit», domethënë në cirkun e Neronit pranë kodrës Vatikane. Dhe aty u varros, siç saktëson presbiteri romak Kaio në fillim të shekullit të III-të duke i shkruar nga Roma montanistit Prokleo: «Shko në kodrinën Vatikane dhe në rrugën e Ostias dhe do të gjesh varret e atyre që e kanë themeluar këtë komunitet», domethënë varret e dy apostujve Pjetër dhe Pal.

Nën Perandorin Valerian, gjatë persekutimit të vitit 258, sipas një tradite trupat e Pjetrit dhe Palit u lëvizën nga varret fillestare dhe u transportuan në Katakumbas, domethënë në varrezën e Shën Sebastianit për të qenë të sigurtë nga përdhosje të mundshme. Një shekull më vonë, Silvestri i I-rë i çoi në vendin përpara varrosjes dhe kështu kufoma e Pjetrit u kthye në kodrën Vatikane, ku u varros në një sarkofag prej bronzi të fiksuar në tokë; me sa duket, mbi të Konstandini ndërtoi bazilikën shumë të vjetër e Shën Pjetrit. Sipas legjendës, vetë Perandori e kishte hequr me një bel shtresën e parë nga gropa e gërmuar për themelet dhe kishte transportuar 12 kosha me dhe për t’i bërë homazh princit të apostujve.

Në raste të ndryshme u bënë tentativa për ta nxjerrë në dritë varrin e Papës së parë; ai ishte i ndodhur midis varreve të tjera të stratifikuara në mënyra të ndryshme të shekullit të II-të e të III-të në një nekropol me kuptimin e vërtetë të fjalës dhe kështu që çdo herë ndërmarrja rezultoi mjaft e vështirë.

Vetëm nga viti 1939, me vullnetin e Piut të XII-të, u kryen gërmime sistematike në një serie fushatash që sollën fryte konkrete në vitet Pesëdhjetë, kur u zbulua pas një muri të lyer me allçi të kuqe një qoshk i identifikuar nga arkeologët me atë të kujtuar nga Kaio mbi të cilin ishte gdhendur mbishkrimi Petr(os)eni, domethënë «Pjetri është (varrosur këtu) brenda». Por varri rezultoi bosh.

Në vitin 1965 arkeologia Margerita Guarduçi arriti që të gjetë mbetjet e apostullit, por në vend të një sarkofagu të bronztë, në një «kuti këpucësh»; episodi u vesh me mister dhe tashmë është pjesë e historisë arkeologjike të qytetit. Luçiano Xepenjo e përmbledh kështu me ironi therëse: «Një shënpjetrin i tha Margerita Guarduçit se kujtonte që në kohën e zbulimit kishte marrë në dorëzim nga ekonomati i fabrikës së Shën Pjetrit material të gjetur në buxhakun misterioz. Materiali ishte futur në një kuti këpucësh dhe vënë menjanë.

Shpirti investigues i Guarduçit u vlerësua kur kutia u gjet në një magazinë të Shpellave Vatikanase. Brenda ndodheshin eshtra njerëzore, kocka kafshësh, copëza tekstilesh, dhe, copëza allçie të kuqe, copëza argjendi, monedha mesjetare, investigimi i kryer nga specialistë të zot sqaroi se eshtrat njerëzore i përkisnin një individi të seksit mashkull, i gjatë në trup dhe me moshë midis 60 dhe 70 vjeçëve; copëzat e stofit qenë të një cohe të purpurt të veshur me ar; allçia ishte ajo e Murit të Kuq; dheu ishte identik me atë të raftit.

Guarduçi arriti në konkluzionin se eshtrat qenë mbetjet e Apostullit, të hequra nga rafti dhe të vendosura në buxhak për t’i shpëtuar nga infiltrimet e ujit. Po monedhat mesjetare? Patën përfunduar në buxhak nëpërmjet çarjeve të murit, nga të cilat duhet të kenë kaluar edhe minjtë, prej të cilëve qenë të pranishme jashtëqitjet».

Pikëpyetjet menjëanë, analizat laboratorike mbi mbetjet, të lidhura me një konvergjencë të gjerë treguesish, pse jo provash, kanë përfunduar për të konfirmuar traditën, asnjëherë të hedhur poshtë prej 19 shekujsh, se praktikisht «Pjetri është (varrosur këtu) brenda», domethënë në bodrumet e bazilikës aktuale.

Janë këto fatkeqësitë e fundit të Pjetrit në atë që është bërë gjatë shekujve, me dekret popullor, qyteti i tij. Papa i parë po, nëqoftëse duam ta përdorim këtë term qysh nga ai, por peshkop i parë i Romës në thelb dhe patroni i saj, i gatshëm që të verbojë nga lartësia e Muro Tortos armikun që do të gëzonte të përdhoste qendrën e krishterimit, ashtu si Prokopi e ka ngjitur në krahët e legjendës së radhës në sulmin e gotëve të vitit 537. Dhe Shën Pjetri qe gjithmonë objekt adhurimi nga ana e popullit pothuajse në shenjë mirënjohjeje ndaj kësaj tutele.

Një dëshmi na e ofron akoma sot ajo statujë e bronztë që dominon me imponueshmërinë e saj të rreptë e të përkorë sheshin qendror e bazilikës vatikanase: sipas një tradite, statuja duhet të shkrihej me materialin e nxjerrë nga një statujë e Jupiterit me urdhër të Papës Leoni i Madh në shekullin e V-të; por versioni më i akredituar thotë se është vepër e Arnolfit nga Kambio, edhe pse kohët e fundit është vënë në dyshim atribuimi skulptorit toskan. Është fakt se i madh ka qenë gjithmonë përkushtimi i romanëve për këtë statujë të Shën Pjetrit, e paraqitur pikërisht në gjestin klasik e vikarit të Krishtit që e bën solemnisht bekimin;e ka këmbën e djathtë të konsumuar për shkak se është prekur nga duart dhe gojët e besimtarëve gjatë shumë shekujve.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button