Zodiak MeB

Shën Valentini / Bukur Demi e Akrepi, jo dhe aq Virgjëresha e Shigjetari. HOROSKOPI SOT, e enjte 14 shkurt 2019

DASHI

Hënë është një mike ndërsa Marsi (grinta, pasioni) kalon tek Demi. Qielli i sotëm është i përshtatshëm për ju. Nëse ju duhet të falni ndonjë mëkat të vogël, do të jetë shumë më e lehtë. Një buzëqeshje verbuese e denjë për reklamat më të mira të pastës së dhëmbëve është sekreti juaj i veçantë! Flakët e lumturisë presin të gjithë ata që janë të qëndrueshëm dhe të lumtur në çift.

DEMI

Me Venusin në Trine dhe Marsin në shenjën tuaj, zemra juaj dhe Dita e Shën Valentinit po jetojnë një ditë magjepsëse. Në punë mendjen do e keni të mprehtë, do të shihni qartë se çfarë hapash duhet të ndërmerrni për të siguruar rezultatet e dëshiruara. Emocionet dhe shqisat do të udhëtojnë në frekuencat yjore duke ju dhënë një mbrëmje fantastike dhe pasionante.

BINJAKET

Me Hënën larg, në anën tjetër të qiellit, anën e kundërt për të qenë të saktë, keni një farë rënie të humorit dhe disa shqetësime. Nëse keni nevojë të sqaroheni me dikë, bisedoni me ta ballë për ballë dhe jo me telefon. Por nëse nuk ndiheni sikur rrezikoni, pritni para se të veproni. Ndonjë kapriçio në marrëdhënien e çiftit do të jetë gjëja që do t’i japë aromë një periudhe që nuk është aspak e mërzitshme.

GAFORRJA

Heshtje, flet Hëna në fushën e dymbëdhjetë, atë të heshtjes, të reflektimit! Mos kini frikë nga përgjegjësitë që duket se bien mbi ju të gjitha së bashku: keni shumë vendosmëri, aftësi, këmbëngulje, supet i keni të forta. Me Marsin në një pozitë miqësore, sfera sentimentale dhe seksuale merr ritëm dhe shkëlqim: shumë komplimente nëse keni lindur në fund të qershorit!

LUANI

Në këto ditë, jeta e dashurisë ka mbizotëruar mbi të gjitha gjërat e tjera; më në fund ju keni diçka të bukur për të menduar. Dhe pastaj sot është … Dita e Shën Valentinit! Në frontin e punës, keni nevojë për një angazhim më të madh: nëse vendosmërisë dhe palëkundshmërisë tuaj, i shtoni edhe një qasje magjepsëse, do të jeni “mbi kalë”. Ju vetëm do të duhet të jeni të kujdesshëm për të mos u rrëzuar prej tij.

VIRGJERESHA

Ditë e Shën Valentinit e prishur për shkak të kalimit të Hënës tek Binjakët. Gjendja kthehet gri, së pari në punë, pastaj në intimitet me partnerin. Megjithatë, ju do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo problem, por do të duhet pak kohë! Nga ferri në parajsë, lart e poshtë, si në karusel: ju do të kaloni nga harmonia e bukur në çift, në biseda të zemëruara me partnerin ose partneren.

PESHORJA

Interesa të reja mund të shfaqen në horizont, si dhe mundësia për të bërë udhëtimin që keni ëndërruar gjithmonë. Zgjidhni me kujdes miqtë tuaj! Nëse keni një romancë të lumtur, mbrëmja do t’ju bëjë edhe më të lumtur: marrëveshja me partnerin do të jetë e shkëlqyeshme, do të kuptoheni më mirë se kurrë, vetëm vini re, për të ditur se çfarë mendon tjetri apo tjetra.

AKREPI

Aktiviteti profesional po ecën mirë, do ta vini re këtë pa asnjë mundësi keqkuptimi, veçanërisht nëse punoni në varësi të të tjerëve. Yjet, sot, lehtësojnë kontaktet, promovojnë komunikimin, rrisin simpatinë tuaj dhe ju bëjnë të pamposhtur në shitjet! Gjithçka është në rregull edhe në frontin e dashurisë. Ju keni një partner të dashur, të pranishëm dhe pasionant.

SHIGJETARI

Disa re të zeza kalojnë qiellin dhe shenjën zodiakore. Disa dëshira janë tepër të larta dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse kujtojnë se sa e vështirë është sot të arrini një lidhje dashurie apo një sukses profesional. Nuk do të jetë e mjaftueshme as të punoni përtej kohës së caktuar apo të trokisni në derën e parë. Gjithçka megjithatë do të jetë e dobishme: me kritika, kundërshtim dhe mohim ju do të forcoheni.

BRICJAPI

Lëvizja që keni në fushën profesionale vjen për shkak të kreativitetit dhe energjisë suaj. Hëna tranzit në Fushën e Gjashtë, ju fton të bëni gjëra të reja: të argëtoheni ndërkohë që punoni, ky është vërtet maksimumi. Në frontin e dashurisë, ndjeni fort dëshirën për të përzierë sërish kartat; të prishni rutinën dhe nëse jeni në çift, të rigjeni emocionet e kohëve më të mira.

UJORI

Periudha vullkanike dhe krijuese, me mundësinë e suksesit në çdo fushë; prania e yjeve dashamirës është shumë qetësuese për ju dhe paratë tuaja. Hëna, për shembull, në paraqitjen e trinit ngre shumë kuotat në fushën sentimentale. Ditë e duhur për të diskutuar me partnerin në një mënyrë të rrjedhshme dhe, ndoshta, edhe të kërkoni së bashku për zgjidhjet më të mira!

PESHQIT

Hëna ju shikon keq dhe rrezikoni të kryeni bëni gafë, të thoni diçka që nuk duhet ta thoni. Asgjë serioze, por gjithësesi është më mirë të parandalojmë shfaqjen e mundshme të situatave të pakëndshme, apo jo? Zgjidhja nuk është e vështirë. Ju keni një mendje të ndritur kur doni, dhe ju e dini se si t’i përgjigjeni çdo situate me ton! Yje të veçantë sidomos në dashuri. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button