Afro tetë milionë vetë vdesin nga kanceri përreth botës përditë, pjesërisht për shkak se tumoret pikasen shumë vonë. Kjo gjë mund të parandalohet në të ardhmen – duke përdorur nanoteknologjinë. Shkencëtarë të departamentit “Google X” të Google po punojnë për një metodë të pikasjes së kancerit në faza të hershme, duke përdorur thërrmija magnetike. Nanothërrmijat janë afërsisht sa një e njëmijta e përmasave të një qelize gjaku dhe mund të merren në formë pilulash. Kjo do të thotë se ato mund t’i gjejnë qelizat e prekura që përpara se të bëhen kërcënuese për jetën. Sipas Google, ky “motorr kërkimi” për kancerin do të jetë i disponueshëm vetëm pas pak vitesh, nëse testet rezultojnë të suksesshme./bota.al
Less than a minute