Horizonti.al

Shenja biblike me shpjegim shkencor: Hënat e përgjakura

Screen Shot 2015-09-10 at 10.35.31

Në Librin e Zanafillës, shkruhet se Zoti përdor yjet, Diellin dhe Hënën si shenja. Nëse Hëna bëhet ngjyrë e kuqe si gjaku, kjo supozohet si një shenjë e mbërritjes së afërt të Zotit. Por pavarësisht rëndësisë biblike të një shenje të tillë, Hënat e përgjakura janë të zakonshme, sa u përket ngjarjeve qiellore. Kur ndodhin katër Hëna gjaku të njëpasnjëshme, quhet një tetrad. Eklipse të tillë janë parë në vitet 2003 dhe 2004, dhe shtatë tetradë të tjerë do të ndodhin deri në fund të këtij shekulli. Nuk ka asgjë të supernatyrshme edhe në mënyrën se si krijohet. Hija e frikshme e kuqe si gjaku ndodh kur Toka lëviz mes Diellit dhe Hënës. Më pas, drita e Diellit lëviz nëpër atmosferën e Tokës dhe lëshon një dritë të kuqe mbi Hënë. Por pavarësisht shpjegimit të thjeshtë, kushdo që vëren personalisht një Hënë të kuqe si gjaku mund të vërejë se sa trazuese mund të jetë kjo pamje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button