Psikologji

Shenja që po u jepni rëndësi njerëzve të gabuar

Këto janë vetëm disa nga shenjat për të kuptuar se po i kushtoni vëmendje njerëzve të gabuar. Jini të kujdesshëm dhe largohuni prej tyre, nëse ata përcjellin vetëm negativitet

Ju shpesh e dëgjoni veten duke thënë se jeni një nga ata njerëz që mbajnë miqësi, por po sikur këto miqësi apo marrëdhënie të pengojnë projektet tuaja? Apo të shkatërrojnë të gjitha bindjet tuaja?

Ja 5 shenja që tregojnë se i jepni rëndësi njerëzve që ju pengojnë:

1. Mendoni për veten

Ju jeni një person shumë i kujdesshëm, dhe kjo ju bën të bëni më të rëndësishme problemet e të tjerëve, sesa tuajat. Bëni një hap prapa! Ndreqni problemet tuaja, dhe pastaj mund të mendoni për të tjerët. Vendosni nevojën tuaj para kujtdo tjetër

2. Ata shfryjnë problemet e tyre tek ju

Ju mund të mendoni se personi i dashur për ju, është pranë jush vetëm për shkak se jeni i vetmi person që ka, i vetmi person që mund të besojë. Këto sinjale mund të jenë të vërteta, por mos i lejoni të shkarkojnë mbi ju problemet e tyre. Ofrojini ngushëllim, por mos u ndikoni negativisht nga mendimet e tyre.

3. Ndjeheni në faj nëse nuk i telefononi

Njerëzit e gabuar kanë aftësinë e madhe për t’i bërë ata rreth tyre të ndjehen fajtorë. Mos u ndjeni fajtorë nëse nuk u bëni telfonata herë pas here. Mos u mashtroni. Secili prej nesh ka një jetë për të jetuar. Nëse ata nuk e vlerësojnë kohën tuaj ose vëmendjen tuaj, kjo duhet t’ju bëjë të mendoni.

4. Ju gjithmonë ndiheni emocionalisht, fizikisht dhe mentalisht të zbrazur

Nëse këta njerëz ju thithin gjithë energjinë dhe ju bëjnë të trishtuar, nervozë dhe të stresuar, përpiquni të largoheni prej tyre. Kaloni kohë vetëm, ose me të dashurit tuaj, të cilët me siguri do t’ju vlerësojnë shumë më tepër.

5. Ata ju kritikojnë

Këta njerëz, në vend që të zgjidhin problemet e tyre, mendojnë të kritikojnë ju dhe problemet tuaja, sikur të ishte argëtimi i tyre. Mos e lejoni.

Këto janë vetëm disa nga shenjat për të kuptuar se po i kushtoni vëmendje njerëzve të gabuar. Jini të kujdesshëm dhe largohuni prej tyre, nëse ata përcjellin vetëm negativitet. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button